Blerje miliardëshe nga Izraeli: Porosi në SHBA për 33 njësi F-35
Izraeli thyen rekordet në militarizimin e vet me një blerje të fundit që është shtruar për diskutim në mediat vendase. “Haaretz”, një gazetë e majtë kritike ndaj qeverisë aktuale, shkruan se ekzekutivi izraelit ka mbyllur blerjen e 33 njësi F-35, avionë supersonikë të cilët janë më të shtrenjtët të prodhuar ndonjëherë në kategorinë e vet. Vlera një njësie është 153 milionë dollarë dhe blerja e TelAvivit shkon në miliarda dollarë. Autori i shkrimit Guy Rolnik pyet nëse Izraeli ka nevojë vërtet për këta avionë, që në sasinë e siëprpërmendur kapërcjenë kapacitetet armiqve të vendit që janë në rajon.
Lajmi vjen në një kohë kur disa media opozitare ruse njoftojnë se Moska ka mbyllur një kontartë pre 2 miliardë dollarë për shitjen e disa MIG të avancuar, si blerës të të cilëve janë përmendur India dhe Egjipti.
Add new comment