Kreu i PD-së, takime në Athinë me kreun e Demokracisë së Re, Mitsotakis, pjesë edhe e Grupit “Bilderberg”. Basha: “Të anullohet ligji i luftës”
Partia Demokratike njofton sot për një takim të kreut të saj, Lulzim Basha, me kreun e Partisë Demokracia e re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, një politikan i ri, por që po imponohet mirë në sondazhe, Mitsotakis ishte pjesë edhe e takimit të fundit të Grupit Bilderberg, që organizon takime informale të njerëzve me ndikim në botë(http://www.bilderbergmeetings.org/participants.html).
Sipas njoftimit, Basha ka kërkuar anullimin e ligit të luftës “si një çështje zgjidhja e të cilës do të kishte një impakt shumëplanësh pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe”. “Në takimet e zhvilluara me drejtues të partive politike dhe me deputetë të komisionit të Jashtëm të parlamentit grek, zoti Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, vijon njoftimi. Po kështu kreu i PD-së ka kërkuar mbështetjen e Greqisë në procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave me Kosovën. Takime ka zhvilluar Basha edhe me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia, me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë Kostas Duzinks, si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të PASOK, Andrea Loverdos. Kjo është një nga vizitat e rralla të kreut të PD-së jashtë në kuadër të takimeve dypalëshe. Marrëdhëniet me Greqinë aktualisht janë në një pikë të ulët, për shkak të qasjeve të ndryshme për çështjet e bartura.
Add new comment