Deshifrohet teksti në Mekanizmin Antikythera: I projektuar për qëllime dhe parashikime astrologjike

Postuar në 12 Qershor, 2016 01:30

Që nga zbulimi në vitin 1901, Mekanizmi Antikythera, quajtur dhe si kompjuteri i parë, ka tërhequr interesin e shkencëtarëve. Mekanizmi përbëhet nga disa rrotëza me dhëmbë me mbishkrime dhe ende nuk dihet se cili ka qenë funksioni i tij. Por së fundmi, disa shkencëtarë kanë arritur të deshifrojnë mbishkrimet në mekanizëm që sugjerojnë se Antikythera është projektuar për të bërë parashikime astrologjike. Një makinë llogaritare mekanike e cila replikon në miniaturë lëvizjen e parajsave. Autori kryesor i projektit të deshifrimit të mbishkrimeve, Alexander Jones nga Instituti për Studime të Botës së Lashtë në New York, mendon se Mekanizmi ka patur 20 000 karaktere nga të cilat sot kanë mbetur vetëm 3 400, si pasojë e korrozionit.

Mendohet se u prodhua në ishullin e Rodosit për një blerës nga Greqia Veriperëndimore. Në pjesë e pasme të Mekanizmit përshkruhet afrimi i eklipseve, ngjyra dhe madhësia e shfaqjes në qiell, apo edhe erërat në ngjarje të tilla. Këto i përkasin të gjitha astrologjisë, por përfundimi i stiduesve është më i guximshëm: sipas tyre, Mekanizmi Antikythera nxitit një lloj kozmologjie helenisitike që kombinonte në vetvete astronominë, meteorologjinë dhe hyjnizimin e yjeve. Mekanizmi mbetet interesant, por edhe i paklasifikueshëm nëse i përket historisë së shkencës apo të religjionit.  

http://www.smithsonianmag.com/science-nature/worlds-first-computer-may-h...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.