PD: Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për Elvis Roshin

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:47

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj qëndrimit që mbajti kryeministi Rama për Elvis Roshin, duke dalë me një deklaratë ku thuhet se kreu i qeverisë nuk mund t'i ikë përgjegjësisë për futjen në politikë të njerëzve të inkriminuar. "Ashtu siç mbronte dje Arben Ndoken e Mark Frrokun qe detyronin femrat te prostituonin ashtu dhe sot Edi Rama ka dale ne mbrojtje te nje perdhunuesi si Elvis Roshi. Kjo eshte e turpshme. Edi Rama duke tu kerkoje ndjese shqiptareve qe I poshtroi me kete qeverisje kriminelesh. Duke ti kerkoje ndjese qytetareve te Kavajes qe i poshteroi duke kandiduar nje person te denuar per perdhunim, tu kerkoj ndjese qe u kandidoi nje person te denuar ne Zvicer per trafik droge e te ndaluar ne Gjermani sic e pranon dhe vete Elvis Roshi. Nese nuk do te ishte ligji per dekriminalizimin qe Edi Rama e kundershtoi deri ne frymen e fundit, Elvis Roshi do te ishte ende duke drejtuar Bashkine e Kavajes. Edi Rama te lere sulmet absurde ndaj opozites se nuk i iken dot pergjegjesise e te dorezoje trafikantet dhe kriminelet qe drejtojne Bashkite, policine dhe poste kyce te administrates"- thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.