Shkelje të rënda në Drejtorinë e Tatimeve, Shehaj ka paguar kompani me shpenzime ekstra
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj, rekomandohet të paguajë menjëherë në favor të institucionit që ajo drejton një shumë prej rreth 1.8 mln lekëve të reja, pasi në 9 kontratat e fundvitit të 2014 ka likujduar kompanit me shpenzime ekstra duke paguar edhe komisionet bankare. Kjo mund të evitohej, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi nuk ishte në situate emergjence dhe mund të kalonte me pagesa të zakonshme që komisioni ishte zero.
ABC News ka arritur të siguroi një kopje të raportit të KLSH që ka inspektuar punën e kësaj drejtorie nga tetoti I 2013 – dhjetor 2014. Në përfundim të këtij auditi, krahas mos bashkpëunimit të institucionit për ti vënë në dispozicion materialet dhe kontratat e ndryshme inspektorëve, KLSH ka rekomanduar 8 masa organizative dhe 2 masa për shpërblim dëmi ndaj institucionit. Ky dëm sipas raporti, kap shifrën e rreth 7.6 mln lekëve të reja, që 5 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vet drejtoresha Brisida Shehaj I kanë shkaktuar shtetit.
Një dëm të konsiderueshëm financiar, KLSH e ka konstatuar edhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për të larguarit nga puna. Në raport, thuhet se vetëm gjatë vitit 2014 institucioni I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka paguar 402 mln lekë dëmshpërblime me vendime gjykate për të larguarit nga puna. Por pavarësisht kësaj, inspektorët kanë konstatuar se gjatë kohës së inspektimit janë evidentuar 70 raste punësimi, të cilët nuk plotësonin kriterët për pozicionet e punës si dhe janë konstatuar procedura fictive të konkurimit. Krahas këtyre shkeljeve, inspektorët e KLSH kanë evidentuar edhe mos përputhjen e shifrave të publikuar në raportet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave për të ardhurat e këtij institucioni.
Add new comment