Policia mësyn ne lokalin e Rovena Dilos
Një grup policësh mbajtën të rrethuar Rovena Dilon në ambjentet e brendshme të lokalit në zonën e ish Bllokut, ndërsa punëtorët e Përmbarimit transportonin tavolinat dhe karriget. Me radhë janë lëvizur karriget, tavolinat, çadrat apo gjithçka tjetër, ndërsa këngëtarja ka qënë e pafuqishme për të reaguar. Pas momenteve të para të nervozizmit, ajo është munduar të sqarojë uniformat blu për çështjen gjyqësore. Ata e kanë dëgjuar, ndërsa qëndronin përreth saj në një cep të lokalit, siç duket edhe nga pamjet raporton Lapsi.al. Prona në fjalë u është shitur deputetit Tom Doshi dhe Ndriçim Babasit nga daja i Rovena Dilos.
Add new comment