Mjafton të jemi mbi treshin

Postuar në 23 Prill, 2016 11:16

Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i konfirmuar në referendum si kryetar legjitimi i partisë që ka fituar zgjedhjet dha një vlerësim mbi pritshmëritë ekonomike, duke vendosur dhe një objektiv që qeverinë e gjen të kënaqur, por që në terma praktikë nuk pritet të ketë ndonjë efekt në rritjen e mirëqënies për qytetarët. "Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, duke qenë statistikisht në rregull me çfarë i komunikohet nga Ministria e Financave. Por çfarë objektivi është të jesh mbi treshin, e përkthyer në taksa, rroga, punësim dhe kosto publike? Pothuaj e njëjta situatë si vitin që shkoi kur rritja ekonomike ishte, pak poshtë treshit. Diferenca e pandjeshme, e megjithatë kryeministri është i mjaftuar me treshin. Rama thotë se në këto 3 vjet qeverisje është realizuar një numër rekord reformash. “Kemi bërë më shumë reforma se asnjëherë më parë, në një kohë të shkurtër. Reformën territoriale-administrative, reformën fiskale, e të tjera. Jemi partia që kemi çliruar nga barra e taksave 97 për qind të shqiptarëve”, ka thënë kryetari i PS-së. Sa i takon situatës së brendshme në Partinë Socialiste, Rama ka vetëm vlerësime. “Referendumi ishte një mjet i shkëlqyer demokratik, me një pjesëmarrje inkurajuese dhe motivuese. Ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit është një motivacion jashtëzakonisht i fuqishëm për të ecur me vendosmëri përpara”, tha kryetari i Partisë Socialiste.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Nuk e besoj se reformat duhet te jene qellim ne vetvehte dhe mjet vetemburres. Qeveria duhet ta mase punen dhe sidomos dobishmerine (cfare ngjashmerie ka kjo fjale me fjalen dobiçmeri) e vet me sa e ka permiresuar jeten e shtetasve, permiresimin e arsimit, shendetsise, jo me numer reformash kot me kot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.