57 arkiva të periudhës osmane merren në dorëzim nga Arkivi Qendror i Shtetit. Kryesisht regjistra pronësie

Postuar në 15 Prill, 2016 20:22

Arkivi Qendror i Shtetit ka marrë në dorëzim 57 arkiva të periudhës osmane që kanë të bëjnë me territorin ku sot ndodhet Republika e Shqipërisë. “Dikur quheshin tahire dhe në të regjistroheshin pronat, kryefamiljarët dhe taksat që ato paguan për një tokë a banesë. Një pjesë e dokumenteve flet për mënyrën e administrimit të tokës, apo jetën politike të Ismail Qemalit në Turqi”, raporton Vizion Plus. Në një prononcim të tijin, drejtori i Arkivit Qendror, Gjet Ndoj, thotë se “vijojnë negociatat për pasurimin e informacioneve edhe me vende të tjera si Rumania, Serbia, Rusia apo Vatikani”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.