Rezultati dihet, frika e dështimit të referendumit nga pjesëmarrja e ulët
PS mban sot referendumin për kryetarin, për rezultatin e të cilit nuk ka asnjë dilemë dhe sipas mbështetësve të votës pro, më shumë rëndësi ka pjesëmarrja sesa verdikti i popullit pushtetar. Kjo pasi, një pjesëmarrje më pak se 50% e anëtarësisë e bën automatikisht nul referendumin. PS ka të regjistrua rreth 81 mijë anëtarë dhe miimalisht 40 mijë duhet të votojnë. Sfidën më të madhe e ka këshuar jo ai që është protagonist në këtë referendum, por një ministër, cili ka vendosur bast qëndrimin e tij në politikë, nëse pjesëmarrja në referendum do jetë më pak se 50%. "Nëse nuk ka pjesëmarrje 50%, unë nuk do të jem më në politikë”, u shpreh sektai organizativ, Blendi Klosi. Ndaj dhe si kryetari si deputetët pro tij kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të anëtarësisë në referendum.
Add new comment