Erdoganit nuk i mbajnë më nervat me gazetarët. Incident edhe në “The Brookings Institution”
Acarimi i i presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, me gazetarët po bëhet lajm kudo në botë. Aq sa po ndikon në objektivat e axhendës së vet. “Foreign Policy” shkruan se “The Brookings Institution” për një moment desh e fshiu nga nga kalendari i vet një vizitë dhe një fjalim të Erdogan në të, pasi truprojat e tij shtynë dhe goditën gazetarët turq dhe perëndimorë që ishin mbledhur para think tankut në fjalë në Washington. Presidenti i “Brookinks”, Strobe Talbot, kishte deklaruar se do të anulonte takimin duke krijuar një situatë të tendosur. Think tanku, ndër më të njohurit në botë, kërkoi nga truprojat që të ndalnin dhunën, ndërkohë që ambasada turke nuk ka pranuar të komentojë. Ky është rasti i fundit kur humori i një njeriu të vetëm , president i Turqisë, vë në diskutim imazhin e një vendi si Turqia.
http://foreignpolicy.com/2016/04/01/exclusive-brookings-threatened-to-ca...
Comments
Erdoganin po e lene nervat,
Erdoganin po e lene nervat, nje tregues jo i mire per nje burre qe pretendon te jete burre shteti.
C'fare do qe ai mund te beje, ATATURK, nuk behet dot. Shume shume, mund te behet nje imitues i Ataturkut.
U mundua shume Erdogani per t'u bere udheheqes ineternacional, por nuk po arrin te jete as udheheqes lokal.
Gjithsesi, kohet jane te veshtira.
Ne kohe te tilla, duhej njerez kurajoze e me vizion.
Te shohim, a do te jete i tille Erdogani ?
Add new comment