Teatri i Komedisë dhe komedia me emërimin e Kiço Londos si drejtor i preferuar i Partisë Socialiste
Që institucionet e “prodhimit” të artit janë kthyer në mejhane qokash për pushtetet e radhës kjo dihet botërisht dhe iluzionet se ndryshimi politik që ndodhi në 2013 do sillte një filozofi të re në drejtimin e artit kombëtar janë fatalitete që ndoshta vetëm në Shqipëri mund të tolerohen.
Regjisori i njohur Leka Bungo në një letër drejtuar ministres Kumbaro flet për katandisjen e Teatrit Kombëtar të Komedisë, i shndërruar në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vetëm e vetëm që të gjendej një vend drejtori për Kiço London, i cili sipas tij emërohet drejtor Teatri sa herë vjen në pushtet Partia Socialiste
“Rreth dy vjet më parë me propozimin tuaj Teatri Kombëtar i Komedisë u Shndërrua në teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me fjalë të tjera zonja Kumbaro mbajta anën tuaj ngaqë jam i mendjes se kur propozuat emrin e tij në krye të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” jeni nisur nga personaliteti i tij artistik dhe as ju ka shkuar ndërmend se cilës parti i përkiste Asokohe shumëkujt i duk i çuditshëm një ndryshim i tillë. Atyre s’u shkonte ndërmend që kjo ishte një “hile e vockël” qeveritare për të shkarkuar Drejtorin dhe për të emëruar me çdo kusht z.Kiço Londo, i cili kishte kohë pa u bërë drejtor”-shkruan Bungo.
Më tej ai thotë se kujdesi i Ministrisë së Kulturës për të ngritur një teatër të tillë duket që në hyrje, ku teatrit i ka mbetur vetëm emri Kujtim pasi mbiemri Spahivogli është zhdukur.
“Cilat janë eksperimentet e bëra që nga data e lindjes së këtij Teatri. Sipas gjykimit tim një nga eksperimentet më të suksesshme ka qenë shndërrimi i ti nga teatër Kombëtar në Teatër për Kalamaj”-thekson Bungo
Add new comment