Qeveria ndryshon kursin, bizneset me xhiro deri 5 milion lekë në vit do të përjashtohen nga tatim-fitimi
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 5 milion lekë do të përjashtohen nga tatim fitimi. Sipas tij, ato subjekte që do të futen në këtë kategori do të paguajnë vetëm sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, duke qenë edhe të pajisur me kasë fiskale.
Kryeministri njoftoi dorëzimin një herë në vit të deklaratës së të ardhurave dhe shpenzimeve. “Kjo deklaratë duhet dorëzuar brenda 25 shkurtit të vitit pasardhës. Por me fatura të rregullta të blerjeve të mallrave. Këto biznese do të kenë zerim detyrimi taksash dhe vetëm sigurime shëndetësore dhe shoqërore dhe pajisja me kasë.” – theskoi kreu i qeverisë
Më tej Rama ka paralajmëruar ulje të taksave edhe për bizneset me fashë fitimi më të lartë vjetore, duke llogaritur me shembuj uljen e kostove. “Fasha e xhiros nga 5-6 mln lekë. Në këtë rast ka paguar 1mln e 355 mijë lekë me një tatim të thjeshtuar mbi fitimin me 7.5%, ndërsa do të paguash 900 mijë lekë. Vijmë tek 6-7 mln lekë, ka paguar 1 mln 722 mijë lekë, do të kursejë mbi 500 mijë lekë. Edhe fasha nga 7-8 mln lekë do të kursejë rreth 700 mijë lekë”, u shpreh kryeministri.
Comments
Profane
Profane
Add new comment