Në Greqinë demokratike nuk qëllon më njeri me vezë (video, foto)
Deputeti grek i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos provoi në lëkurë indinjatën e një grupi protestuesish që dolën në rrugë kundër deklaratave të zv/ministrit të Arsimit Nikos Filis për spastrimin etnik të grekëve të Pontit, të cilin nuk pranoi ta quajë genocid. Prezenca e tij në tubim nuk u prit mirë nga protestuesit që nuk i kursyen grushtat ndaj deputetit të parlamentit grek, i cili kërkoi ta shfrytëzojë politikisht indinjatën e tyre. Akti u komentua gjerësisht në mediat vendase dhe faktori politik që e lexuan në këndvështrime të ndryshme këtë shprehje të demokracisë. Ka një paralele mes reagimit ndaj deputetit grek dhe sulmit me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, por diferenca është se në Greqi demokracia trajtohet si e tillë.
Comments
greqi
Qe kur greqia qenka shembull për tu marre???
Add new comment