Rumunët në protesta edhe kundër mediave televizive, askush nuk ka më besim

Postuar në 05 Nëntor, 2015 11:23

Dorëheqja e beftë e kryeministrit rumun, Viktor Ponta pas vdekjes së 32 të rinjve në një klub nate, nuk ka ulur revoltën e mijëra njerëzve, që marshuan për të dytën natë në Sheshin e Universitetit në Bukuresht.

Ata kërkojnë të ndalet korrupsioni dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Razvan Mitroi, gazetari që ka marrë pjesë edhe në revolucionin e 1989 nuk ka pritshmëri të larta kësaj here. “Nuk mund të ndryshosh klasën politike brenda natës, por ky është një sinjal i fortë, për të ndryshuar disa nga zakonet dhe organizimin”u shpreh ai.

Edhe gazetari Filip Standavid thotë se protestuesit tashme edhe e median e shohin si pjesë të problemit. “Pjesa më e madhe e personave pjesëmarrës, të rinjtë, të arsimuarit, përfaqësuesit e shtresës së mesme nuk i besojnë fare medias, vecanërisht kanaleve televizive.”-theksoi Standavid

Protesta pati edhe në disa qytete teksa pritet qe  presidenti rumun, Klaus Iohanis do të nisë konsultimet për zgjedhjen e kryeministrit dhe formimin e qeverisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.