Haxhinasto sqaron popullin: Tenderin e hekurudhës e fitoi djali i Leskajt, por ishte e vetmja ofertë
Partia Demokratike denoncoi sot dhënien me konçesion për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë djalit të Valentina Leskajt me një vlerë tenderimi 200 mln dollarë. Ministria e Transporteve nuk sheh asgjë të paligjshme në këtë konçesion dhe ka sqaruar për shqiptarët pse këtë konçesion e fitoi djali i deputetes së Partisë Socialiste.
Sqarimi:
Në datë 26 Gusht 2015, ora 11:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit konstatoi se në sistemin elektornik të prokurimit kishte vetëm një ofertë, nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. Në përfundim të vlerësimit të përpuethshmërisë me Dokumentat Standarte të Konkurimit rezultoi se Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme.
Me vendim të datës 31 Gusht 2015, Komisioni i Dhënies së Koncensionit, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., konstatoi se: Koha e zbatimit te punimeve 46 muaj, Vlera e investimit 1,394,569,680 lekë (infrastrukturë) 742,000,000 lekë (pajisje) ose ne total 200 milionë dollarë. Vlera e “Fee koncesionare” është2.2% . Aktualisht, palët janë në fazë negocimi të kontratës koncensionare.
Comments
Keta u bene fare, or vella...
Keta paskan qene fare!
A numerohen dot tenderat qe kane fituar vete ministrat ne ministrite e veta apo te kolegeve?
Po tenderat e pershpejtuar per vellezerit, motrat, kuneterit dhe bijte e vete?
Berisha po purifikohet me shpejtesi te llahtarshme prej makuterise se ketyre te sotmeve: edhe Arben Duka, koke e kembe i kuq, u ka dale kunder, por nuk kuptoj pse s'e perdor Opozita poezine e tij kunder Pozites!
Keta e tepruan, keta u bene si familjet e Kadafit dhe Sadamit: po nxitojne te bejne para qe pastaj, ne opoziten e shpejt, te bredhin ne europe si princa e mbreterore...
Add new comment