Eduard Ndocaj i zhgenjyer nga votimi i opozitës në KQZ: Tregoi që nuk e ka seriozisht dekriminalizimin
Eduard Ndocaj merr zhgënjimin e parë edhe nga opozoita meqënëse nga Partia Socialiste dhe Edi Rama ka kohë që ka humbur besimin. Ai ka komentuar në faqen e tij në facebook, qëndrimin e anëtarëve të djathtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke i dhënë vetëm një shpjegim, opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, pra largimin e deputetëve me rekorde kriminale dhe afrimin e njerëzve të punës në parlament.
“Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora ne pune duke filluar nje kantier te ri. Ky eshte nje shembull edhe per koleget e mi qe me pune duhet te ecim gjithmone me pune.
Ndjej keqardhje per koleget e PD qe nuk me votuan. Do te thote se opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshte politike. Falenderoj institucionet dhe personat qe besuan tek une e me votuan”-shkruan Ndocaj në Facebook.
Add new comment