“Embargo” simboleve të Kosovës dhe Shqipërisë Etnike në stadium
Që të mos provokohen serbët në stadium nuk do të lejohen sende apo objekte me simbole të Kosovës apo Shqipërisë Etnike. Përmes një komunikate për shtyp policia renditi një listë me simbole dhe parrulla që nuk do të shpalosen në “Elbasan Arena” gjatë zhvillimit të ndeshjes.
NUK do të lejohen të futen në stadium.
Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjenqë , ju bëjmë me dije se në Stadium do të lejohen vetëm këto veshje:
Shalli me flamurin Kuq e Zi
Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”
Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.
Shalli me mbishkrimin “Plisat”
Nuk do të lejohen:
Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”
Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyre ambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Add new comment