Largoni celulitin ne pak hapa
Celuliti është e “keqja” që prek pak a shumë të gjitha femrat. Nuk varet vetëm nga pesha, por edhe nga faktorë të tjerë, si qarkullimi i gjakut dhe mbajtja e ujit. Edhe pse është e pamundur për të shpëtuar prej tij në mënyrë radikale dhe përfundimtare, është e mundur që të luftohet, duke reduktuar shenjat e dukshme dhe duke i mbajtur ato nën kontroll. Më poshtë do të njiheni me dhjetë këshilla që e ndihmojnë çdo femër në luftën kundër “lëkurës së portokallit”.
- Përpiquni që të bëni gjithnjë lëvizje, nuk ka rëndësi se ku, në shtëpi ose në palestër dhe se çfarë, notin ose të ecurit nëpër qendrat tregtare; e rëndësishme është që t’i mbani këmbët gjithnjë aktive!
- Në ushqyerjen tuaj, përfshini ushqime të cilat mund t’ju ndihmojnë të forconi kapilarët, ndoshta duke përdorur fillimisht çaj bimor.
- Hani të paktën pesë herë në javë fruta dhe perime të freskëta me gjethe jeshile.
- Përpiquni të ulni përdorimin e alkoolit dhe të duhanit, por edhe të pijeve të gazuara.
- Pini ujë, sa më shumë ujë!
- Për të forcuar indet lidhëse, përdorni mjaftueshëm ushqimet që përmbajnë Vitaminë C, E, silic dhe zink.
- Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë, në përgjithësi është mirë që të laheni me ujë të ngrohtë, ndërsa për vithet dhe kofshët, uji i ftohtë nxit qarkullimin e gjakut në këto zona.
- Përdorni kremra dhe vajra kundër celulitit. Edhe pse efektiviteti i tyre nuk është i qartë, mjafton që aplikimin ta bëni me masazhin e duhur, jo lëvizje të lehta, por të thella dhe rrethore.
- Përdorni lëngun e zier të koperit, borzilokut, si dhe çaje të ndryshëm për të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta dhe të dëmshme.
- Përpiquni që të bëni një jetë të shëndetshme edhe në tavolinë, duke mos ngrënë shumë mish të kuq.
Një dietë anticeluliti për të humbur deri në 4 kg
Një regjim ushqimor i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë në “asgjësimin” e kilogramëve të tepërt, duke ju lejuar të keni peshën dhe formën ideale. Në vijim, ju njohim me dietën e 1100 kalorive të cilën është mirë ta ndiqni për dy javë, gjithsesi është e këshillueshme që të kërkoni këshillën e mjekut tuaj. Është e rëndësishme të thuhet se gjatë këtyre dy javëve, është e nevojshme që të pini rreth 2 litra ujë në ditë, për ta ndihmuar trupin që të çlirojë ujërat e tepërt dhe toksinat e dëmshme. Gjithashtu është mirë që pirjen e ujit ta bëni një zakon mes vakteve.
E hënë
Mëngjesi – një filxhan çaj dhe 250 gr lëng portokalli
Dreka – 80 gr oriz i bardhë, 50 gr mish pule i bardhë i zier, 150 gr çikore, 10 gr vaj ulliri
Mes vakti – 90 gr banane
Dreka – 150 gr marule, 100 gr patate të ziera, 100 gr biftek viçi, 50 gr bukë të zezë, 10 gr vaj ulliri.
E martë
Mëngjesi – një gotë kos pa yndyrë (125 gr), 250 gr mjaltë;
Dreka – 70 gr makarona, 30 gr domate të papërpunuara, 25 gr gjizë, 5 gr djathë parmixhano, 150 gr marule, 10 gr vaj ulliri;
Mes vakti – mandarina 100 gr;
Darka – 120 g sallatë të përzier, 100 gr patate të ziera, 50 gr bukë e zezë, 125 gr karkaleca të zier, 5 gr vaj ulliri.
E mërkurë
Mëngjesi – një gotë kos pa yndyrë (125 gr), 200 gr dardha
Dreka – 160 gr sallatë kopër, 80 gr makarona me 80 gr zarzavate rrepë, 10 gr vaj ulliri;
Mes vakti – lëng qitroje 150 gr
Darka – 100 gr fileto peshku (gjuhëz), 10 gr vaj ulliri, 50 gr bukë e zezë, 50 gr domate, 100 gr marule.
E enjte
Mëngjesi – një filxhan çaj me një lugë mjaltë, 100 gr banane;
Dreka – 60 gr makarona me 70 gr patëllxhanë të zier, 10 gr vaj ulliri, 150 gr spinaq;
Mes vakti – 240 gr lëng portokalli;
Darka – 130 gr lulelakër, 100 gr sardele të ziera, 100 gr çikore, 100 gr tranguj, 10 gr vaj ulliri, 50 gr bukë e zezë.
E premte
Mëngjesi – 250 gr qumësht i skremuar me kafe, 200 gr mjaltë;
Dreka – 70 gr makarona, 40 gr peshk ton krudo, 150 gr patëllxhan i pjekur në zgarë, 5 gr vaj ulliri;
Mes vakti – mollë 150 gr;
Darka – 100 gr biftek të pjekur në zgarë, 150 gr marule, 20 gr gjizë, 10 gr vaj ulliri, 50 gr bukë e zezë.
E shtunë
Mëngjesi – një kupë me kafe dhe me një lugë gjelle mjaltë, 100 gr banane
Dreka – 100 gr makarona të përziera me 90 gr domate të freskëta, 150 gr kungull i njomë i pjekur në skarë, 10 gr vaj ulliri;
Mes vakti – dardhë dhe mollë 150 gr;
Darka – 130 gr karçiof të zierë, 150 gr çikore, 10 gr vaj ulliri, 50 gr bukë e zezë.
E diel
Mëngjesi – një kupë çaj, 140 gr kivi;
Dreka – 100 gr makarona, 10 gr vaj ulliri, 150 gr gjizë;
Mes vakti – 100 gr mandarina;
Darka – 100 gr patate të ziera, 120 gr sallatë jeshile, 125 gr peshk të zier (nasello), 10 gr vaj ulliri, 50 gr bukë e zezë./ sipas dietologu.com
Add new comment