Doshi kundërsulm ndaj Brahos në gjykatë: Ka vrarë një ushtar 18 vjeçar
Gjatë seancës së parë gjyqësore kundër deputetit Spartak Braho, të akuzuar nga Tom Doshi për shpifje, paditësi Doshi nuk ka pranuar pajtimin me Brahon dhe ka thënë se do të vazhdojë procesin ndaj tij. Doshi kërkon 1 euro dëmshpërblim nga Braho, pasi e akuzon për shpifje në lidhje me një deklaratë, në të cilën Brahoi tha se Doshi kishte falsifikuar raportin mjekësor. Por Doshi nuk është majftuar me kaq. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit dhe kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke thënë se Braho ka vrarë ushtarë në moshën 18-vjeçare.“Unë s’pajtohem me shpifës dhe njerëz që kanë bërë krime. Spartak Braho ka vrarë ushtarë në moshën 18-vjeçare”, ka thënë Doshi. Ai nuk sqaroi se në ç’rrethana mund të kishte ndodhur kjo. Por interesant është qëndrimi i Brahos nga ana tjetër; sipas tij, deklaratat e tij për Doshin kanë qenë qendrim i LSI-së dhe jo personale. Është e njëjta mbrojtje që deputeti I PD-së Paloka bëri kur u padit për shpifje nga kryeministri Rama.
Add new comment