Siri, Ban Ki Moon: "Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake"

Postuar në 11 Shtator, 2015 18:01

"Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake". Kjo është deklarata që sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon shprehet për situatën në Siri. Ai nuk lë hapësirë për dyshime, në një intervistë për Radio Vatikanin, në pritje të vizitës së Atit të Shenjtë në OKB në 25 shtator. Sekretari i përgjithshëm bën thirrje për dialog politik sepse “po luftojmë prej më shumë se 4 vjet e gjysmë; kanë vdekur mbi 250 mijë njerëz, ka 4 milionë refugjatë dhe 12 milionë njerëz janë përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë krizë”. Deri tani përpjekjet kanë munguar, si marrëveshja e Gjenevës në 2012, por tani për Ban Ki Moon, nevojitet që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë "t’ia dalin dhe të tregojnë bashkimin e tyre me qëllime të mira në këtë moment të vështirë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.