Malaj kritikon qeverinë: Aksioni kundër informalitetit si aksionet me goditje të përqëndruar
Arben Malajt në një intervistës “Ora News” ka qënë tepër kritik ndaj qeverisë jo vetëm për mosrealizimin e të ardhurave por dhe për aksionin kundër informalitetit duke e quajtur një aksion penalizues. “Ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar. Në kohë krize nuk u jepet prioritet penaliteteve por lehtësirave” shprehet ish-ministri i Financave. Pyetur për informalitetin që rzulton të jetë 50 %, Malaj tha: “Nëse unë do të isha investitor, shqiptar apo i huaj, dhe të dëgjoja kryeministrin e ministrin e Financave të vendit tim që thotë që në Shqipëri ka informalitet 50%, nuk ka pse të investojë” Më pas Malaj thotë: “Mendoj se nuk ka asnjë qëndrim kundër qeverisë për ta ulur informalitetin, por patjetër që ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar”.
Add new comment