Le Pen përjashtohet nga partia
Jean Marie Le Pen, themeluesi i Frontit Nancional në Francë, është përjashtuar nga partia. Ai ishte president nderi deri në momentin kur një kongres i jashtëzakonshëm vendosi ta përjashtojë. Problemet nisën që në muajin maj, kur Le Pen u shpreh se “Holokausti ishte një detaj i historisë”. Për këtë arsye ai u pezullua në muajin maj. Le Pen vendosi që të kalojë në përballje juridike dhe gjykata i dha të drejtë, me argumentin se nuk ishte ndjekur procedurë e rregullt. Gjykata sanksionoi se pezullimi i tij mund të bëhej nga një takim i përgjithshëm i partisë, që u mbajt dje, e që e përjashtoi. Ai ka patur një përplasje edhe me të bijën, Marine Le Pen, e cila ka kërkuar që i ati të mos ketë më të drejtë të flasë në emër të partisë, sa kohë shpreh konsiderata të tilla antisemite. Po kështu Le Pen, është shprehur se nuk e konsideron tradhëtar marshallin Petain për bashkëpunimin e tij me nazistët. Por kjo duket se nuk është pranuar lehtë.
Add new comment