Alpha Bank Albania, tani edhe në tregun e sigurimeve

Postuar në 18 Gusht, 2015 18:09

Banka e Shqipërisë ka vendour që të ndryshojë liçencën e Alpha Bank që operon në Shqipëri, duke i njohur kësaj të fundit të drejtën për të vepruar edhe në tregun e sigurimeve. “Me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për kryerjen nga Banka Alpha Albania sh.a. të veprimtarisë financiare shtesë të ndërmjetësimit në sigurime, duke vepruar si broker në sigurime. Autorizohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, për të bërë ndryshimet përkatëse në aneksin e licencës së “Bankës Alpha Albania” sh.a., pas kryerjes së ndryshimit sipas pikës 1 të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e datës 6 gusht. Alpha Bank operon në Shqipëri që në vitin 1998 dhe është ndër bankat kryesore në Greqi.
http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/149-2015.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.