rusia

Pakënaqësi ndaj Gjermanisë për raketat Taurus

Postuar në 10 Prill, 2024 10:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kritikoi ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar t’i dërgojë Kievit raketat Taurus të prodhimit gjerman. Zelenskyy sugjeroi se ngurrimi i Scholz tregon se ai dëshiron t’i mbajë armët për të mbrojtur Berlinin kundër një kërcënimi nga Rusia.

“Me sa kuptoj unë, kancelari beson se, duke qenë se është përfaqësues i një shteti jo bërthamor, kjo është arma e vetme që ka Gjermania, është më e fuqishmja”, tha Zelenskyy në një intervistë me Axel Springer, kompania mëmë e POLITICO.

Rusia heton Perëndimin për financim të terrorizmit

Postuar në 09 Prill, 2024 18:58

Rusia njoftoi se ka nisur një hetim penal ndaj zyrtarëve të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s, të cilët dyshohen për "financim të terrorizmit".

Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda, tha se paratë nga organizatat tregtare janë përdorur për "eliminimin e figurave të njohura politike dhe publike" brenda dhe jashtë Rusisë në vitet e fundit, si dhe për t’i "shkaktuar dëm ekonomik" vendit.

Rusia investon 2.6 miliardë dollarë në ar dhe valutë të huaj

Postuar në 04 Prill, 2024 21:40

Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se do të dyfishojë blerjet e valutës së huaj dhe arit përgjatë këtij muaji, një lëvizje që e kombinuar me shitjen e bankës qendrore do t'i çojë ndërhyrjet neto të shtetit në forex gati afër zeros.

“Plani kinez për paqen, më i miri”

Postuar në 04 Prill, 2024 19:11

Rusia e vlerëson si më të arsyeshmin planin e paqes që ka propozuar Kina. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ky është plani më i mirë që është propozuar deri tani.

Pekini parashtroi një dokument prej 12 pikash më shumë se një vit më parë që përcaktonte parimet e përgjithshme për përfundimin e luftës, por nuk hynte në detaje. Plani u prit vakët në atë kohë si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se Kina po përpiqej të paraqitej si paqebërëse, por duke reflektuar "narrativën e rreme" të Rusisë.

Paralajmërimi rus për Francën: Nëse dërgoni trupa në Ukrainë, do të keni probleme

Postuar në 04 Prill, 2024 11:16

 

Ministri rus i Mbrojtjes paralajmëroi homologun e tij francez kundër vendosjes së trupave në Ukrainë. Siç raporton AP, në një telefonatë të rrallë, Sergei Shoigu i tha ministrit francez të mbrojtjes Sébastien Lecornu se nëse Parisi konkretizon deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të një kontigjenti ushtarak francez në Ukrainë, "kjo do të krijojë probleme për vetë Francën".

Presidenti francez, Emmanuel Macron, la të kuptohej dy muaj më parë se mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej.

Ulet me 20% borxhi i jashtëm i Rusisë

Postuar në 02 Prill, 2024 17:15

Qeveria e Rusisë dhe bizneset e saj e kanë reduktuar në mënyrë të vazhdueshme borxhin e jashtëm. Të dhënat zyrtare flasin për një rënie të buxhetit me 20% vitin e kaluar, duke arritur pikën më të ulët në më shumë se një dekadë.

Në raportin e saj, i cituar nga RT, Banka Qendrore ruse thotë se që nga 1 janari i këtij viti, "borxhi i jashtëm i Federatës Ruse arriti në 316.8 miliardë dollarë, duke u ulur me 68.2 miliardë dollarë, ose me 17.7%, gjatë vitit [2023]".

Mediat amerikane me version të ndryshëm nga shërbimet sekrete: Sindroma e Havanës ka lindur në Moskë

Postuar në 01 Prill, 2024 15:14

Një njësi sekrete e inteligjencës ruse mund të jetë përgjigjja për Sindromën e Havanës, e cila ka prekur diplomatët amerikanë, spiunët, kontraktorët dhe familjet e tyre. Ky është konkluzioni i një investigimi të kryer nga “The Insider”, një uebsajt i pavarur investigativ rus, revista gjermane Der Spiegel dhe seria e dokumentarëve CBS 60 Minutes. Sipas investigimit, përgjegjëse për sindromën e Havanës është  njësia 29155 e GRU-së.

Parandalohet një sulm tjetër në Rusi

Postuar në 30 Mars, 2024 09:18

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Ruse ka arrestuar tre "shtetas të Azisë Qendrore" të cilët po planifikonin një sulm terrorist në Stavropol, në jugperëndim të Rusisë.

Lajmin e bën të ditur RiaNovosti, duke shpjeguar se shërbimet ruse kanë sekuestruar pjesë bombash artizanale dhe produkte kimike në vendin e banimit të tre të arrestuarve.

Jemi në epokën e paraluftës

Postuar në 29 Mars, 2024 13:01

Evropa ka hyrë në një "epokë të paraluftës" në të cilën çdo skenar është i mundur dhe kërcënimi i luftës nuk është diçka e së shkuarës. Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se me situatën në lindje të Europës "çdo skenar është i mundur".

Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë”, tha Tusk.

Rusia: Pas sulmit në Moskë është SHBA, Britania dhe Ukraina

Postuar në 26 Mars, 2024 14:49

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Crocus City Hall, ka thënë për mediat shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov.

"Ne besojmë se kjo është e vërtetë. Sido që të jetë, tani po flasim për informacionin faktik që kemi. Këto janë informacione të përgjithshme, por ata kanë një histori të gjatë të këtij lloji", citohet ai nga Tass.

Pages

Subscribe to RSS - rusia