izraeli

Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade

Postuar në 30 Gusht, 2021 13:12

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Efektiviteti i Pfizer, vetëm 6 muaj. Izraeli mendon Pasaportën e Gjelbër vetëm pas dozës së tretë

Postuar në 25 Gusht, 2021 18:41

Është arma më e mirë kundër koronavirusit. Kështu dëgjojmë të na thuhet për vaksinën të cilën po përpiqen të na e imponojnë, të na e shndërrojnë në një lejekalimi, autorizim për të bërë pjesë te normalët. 

Mirëpo tani që është e qartë se propagandimi i vaksinës si zgjidhje definitve nuk përputhet me realitetin, në skenë ka dalë opsioni i dozës së tretë. Në krye sërish Izraeli që madje ka njoftuar se nuk do të njohë pasaportën e gjelbër për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë.

Nis të gatuhet gjella mediatike e vaksinimit të fëmijëve

Postuar në 13 Gusht, 2021 01:54

Media serbe “B92” kishte sot në seksionin anglisht të vetin dy lajme për vaksinimin e fëmijëve kundër CoVid-19. Një lajm merrte shembullin e Izraelit që do të kërkojë certifikata vaksinimi për fëmijët mbi 3 vjeç, ose një test negativ. Kjo për shkak të rritjes së rasteve të reja. Izraeli është shembull për shkak se është vendi me shkallën më të lartë vaksinimi që në fillimet e pandemisë. Më tej, në Serbi, një prej anëtarëve më të njohur të Shtabit të Krizës, dr.

"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"

Postuar në 04 Gusht, 2021 14:15

Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.

Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.  

Bashkë për të larguar Netanjahun, një qeveri e brishtë merr drejtimin e Izraelit

Postuar në 13 Qershor, 2021 23:40

Parlamenti izraelit i dha sot votëbesimin një qeverie të re koalicioni, duke shënuar kështu largimin e Benjamin Netanjahut pas më shumë se një dekade në drejtimin e vendit. Megjithëse me mbështetjen minimale të Parlamentit (60 pro, 59 kundër dhe 1 abstenim), qeveria e re e kryeministrit Naftali Bennett merr detyrën.

Yair Lapid (aktualisht ministër i Jashtëm), një lider centrist, do të zërë vendin e z. Bennett pas dy vitesh, nëse qeveria e dy aleatëve do të qëndrojë në këmbë deri atëherë.

Si në Libi, Turqia ratifikon marrëveshje sigurie me Autoritetin Palestinez

Postuar në 06 Qershor, 2021 17:02

Turqia ka vendosur të ndërhyjë në Izrael duke vepruar me mekanizmin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Autoritetin Palestinez. Gazeta turke, e afërt em qeverinë, Yeni Safak, raporton se Ankaraja ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë me AP, të firmosur në vitin 2018. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, forcat palestineze të sigurisë do të trajnohe në Akademinë Turke të Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare, ndërkohë që do të vihen në zbatim projekte afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat synojnë rritjen e aftësive të forcave palestineze.

Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit

Postuar në 02 Qershor, 2021 13:28

Isaac Herzog është zgjedhur presidenti i Izraelit. Parlamenti i vendit, Knesset, ka votuar pro Herzog, që pason në detyrë Reuven Rivlin që lë detyrën muajin tjetër pas shtatë viteve në detyrë. Herzog është një politikan veteran që rrjedh nga një familje e njohur i cili ka drejtuar dikur Partinë e Punës që ishte rivali kryesor i Beniamin Netanyahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Naftali Benett, njeriu kyç që mund të nxjerrë Natanyahun nga zyra e kryeministrit

Postuar në 30 Maj, 2021 11:22

Qeverisjes së kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu duket se po i vjen fundi, teksa media të ndryshme raportojnë për krijimin e një koalicioni opozitar me mandat të përkohshëm. Në lojë është largimi i njeriut kryesor politik në Izrael përmes një aleanca të panatyrshme mes liderit opozitar, Yair Lapid dhe kreut të partisë së djathtë Yamina, Natali Benett që ka gjashtë vende kyç në parlament.

Turqia paralajmëron veprim ushtarak ndaj Izraelit: Të gatshëm për çdo hap

Postuar në 16 Maj, 2021 17:10

Turqia ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërmarrë edhe veprime ushtarake në ndihmë të palestinezëve që aktualisht janë përfshirë në një konflikt me izraelitët. Gjatë një fjale në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar ndër të tjera se:

Është koha që të tregojmë unitetin dhe vendosmërinë tonë. Umeti pret lidership prej nesh. Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm

Konflikti Izrael-Gaza, një kronologji e luftës së fshehtë dhe të pamëshirshme midis Hamasit dhe Mosadit

Postuar në 16 Maj, 2021 14:30

 

Është 16 shkurt i vitit 2003. Nidal Farahat po punon në një ofiçinë në Gaza për një model droni të blerë në tregun civil. Me të janë disa militantë të Hamasit, të gjithë anëtarë të seksionit të zhvillimit të armëve. Pak minuta më pas, ata hidhen në erë nga një bombë e vendosur në një mjet të vogël fluturimi, një kurth ky i ngritur nga Mossad-i.

Përpjekje të vazhdueshme

Pages

Subscribe to RSS - izraeli