NSA-ja europiane/ Europol ka mbledhur 4 petabajt të dhëna në shkelje të ligjit

Postuar në 10 Janar, 2022 18:48

Europol do të duhet të fshijë një sasi të madhe të dhënash, të cilat janë mbledhur në shkelje të ligjit. Mbikëqyrësi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS) arriti në përfundimin se të dhënat e në fjalë janë nxjerrë nga raportet e krimit, janë hakuar nga shërbimet e koduara telefonike dhe nga regjistrimet e azilkërkuesve që nuk janë përfshirë kurrë në ndonjë krim. “The Guardian” citon një dokument sipas të cilit, sasia e këtyre të dhënave është të paktën 4 petabajt. Kjo sasi do të kërkonte të paktën 3 milionë CD-Room për t’u ruajtur dhe është e barabartë me një të pestën e gjithë Bibliotekës së Kongresit në SHBA.  

Aktivistët e mbrojtjes së të dhënave thonë se vëllimi i informacionit që gjendet në sistemet e Europolit është i tillë që mund të konsiderohet fare lehtë homologu evropian i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), e cila u dekonspirua vite më parë nga ish-agjenti Edward Snowden.

Midis sasisë së jashtëzakonshme të të dhënave gjendet të tilla që lidhen me të paktën një çerek milioni të dyshuar ose ish-të dyshuar për terrorizëm dhe krime të rënda dhe një mori njerëzish të tjerë me të cilët ata kanë pasur kontakt. Të dhënat janë grumbulluar nga autoritetet e policive të vendeve anëtare gjatë gjashtë viteve të fundit. Tani Europoli ka 6 muaj kohë për t’i fshirë këto të dhëna. Konfrontimi e vendos mbikëqyrësin e mbrojtjes së të dhënave të BE-së kundër një agjencie të fuqishme sigurie që po përgatitet të bëhet qendra e përdorimit të inteligjencës artificiale në polici.

Vendimi për fshirjen e të dhënave ekspozon njëkohësisht ndarje të thella politike midis organeve vendimmarrëse të Evropës, shkëmbimet midis sigurisë dhe privatësisë. Rezultati përfundimtar i përballjes së tyre ka implikime për të ardhmen e privatësisë në Evropë dhe më gjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.