Ish-kreu i Flotës Ruse të Veriut: Kursk u mbyt pas përplasjes me një nëndetëse të NATO-s

Postuar në 22 Nëntor, 2021 21:11

Ish-kreu i Flotës Detare Ruse të Veriut, admiral Vyacheslav Popov, ka deklaruar në një intervistë për Ria News Agency, se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt si pasojë e një përplasjeje me një nëndetëse të NATO-s. Sipas tij, nëndetësja e ndoqi njësinë ruse, por iu afrua asaj më shumë sesa duhet dhe nga përplasja u dëmtua edhe vetë, por arriti të ristartonte motorrët dhe të kthehej në bazë.

Popov ka shkuar më tej kur ka theksuar se aviacioni rus identifikoi një nëndetëse të huaj me gjurmë përplasjeje në brigjet e Norvegjisë. Mbytja e “Kursk” ndodhi gjatë stërvitjeve të vitit 2000 të Flotës Ruse, e zhvilluar në ujëra neutrale. Mediat në atë kohë raportuan se stërvitja u monitorua nga nëndetëset amerikane “Memphis” dhe “Toledo” si dhe nga “Splendid” e Britanisë së Madhe. Versioni zyrtar i Moskës ishte se “Kursk” u mbyt më 12 gusht 2000, në detin Barenc, 175 km nga deti i Veriut në thellësinë 108 m si pasojë e shpërthimit aksidental të një silure me pasojë vdekjen e 118 anëtarëve të ekuipazhit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.