Shpikja me kosto zero që zëvendëson kondicionerët

Postuar në 05 Nëntor, 2021 10:58

Një shkencëtar ka shpikur një material që reflekton rrezet e diellit nga çatia dhe thith nxehtësinë nga shtëpitë. Materiali që kryen të njëjtin funksion me kondicionerët bëhet nga një lloj letre e riciklueshme, raporton Goodread.

87% të shtëpive në Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me kondicionerë, çka i kushton secilit të paktën 265 dollarë në vit.

Ndërkohë që temperaturat globale në rritje, ata janë një pajisje e detyrueshme në mjediset e brendshme. Ulja e kosotve ka bërë që më shumë njerëz në vendet e mesme të arrijnë t’I përballojnë dhe kjo po e rrit në mënyrë progresive numrin e tyre. 15 vjet më parë, shumë pak njerëz në rajonet urbane të Kinës kishin kondicionerë; tani, ka më shumë kondicionerë në Kinë sesa ka shtëpi.

Por ajri i kondicionuar ka kosto dhe efekte negative. Kushton për shkak të energjisë që konsumon dhe kjo e fundi, e cila zakonisht vjen nga lëndët djegëse fosile, shkakton ndotjen e ajrit dhe ngrohjen globale.

Shpikja e Yi Zheng, profesor i asociuar i inxhinierisë mekanike dhe industriale në Universitetin Northeastern, i shmang të dyja këto.

Zheng e quan shpikjen e tij “letër ftohëse”. Përveç uljes së temperaturës, ajo nuk kërkon energji elektrike dhe është 100% e riciklueshme.

Letra mund të ulë temperaturën e një dhome deri në 10 gradë Fahrenheit, duke e bërë atë një alternativë radikale, por efektive për kondicionerët e sotëm, të cilët konsumojnë shumë energji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.