Metaverse, Facebook njofton punësimin e 10 000 njerëzve të specializuar në BE

Postuar në 18 Tetor, 2021 15:45

Facebook ka njoftuar sot se do të punësojë 10 000 njerëz në hapësirën e Bashkimit Europian për ndërtimin e Metaverse, një version i realitetit virtual të internetit.

Metaverse ka potencialin të ndihmojë në aksesin në mundësi të reja, krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe europianët do t’i japin atij formë që nga fillimi. Sot ne njëftojmë një plan për krijimin e 10 000 vendeve të reja të punës në pesë vitet e ardhshme

thuhet në një njoftim të kompanisë.

Punësimi përfshin inxhinierë të specializuar, ndërkohë që media të ndryshme po e interpretojnë njoftimin si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga lajmet negative që qarkojnë aktualisht kompaninë. Kryesore ndër këto është skandali i provokuar nga publikimet e ish-punonjësit të Facebook, Frances Haugen që nxori në media studime të brendshme që dëshmonin se kompania e dinte që faqet e veta mund të ishin të dëmshme për shëndetin mendore të të rinjve. Gazeta “The Washington Post” e ka cilësuar njoftimin si një manovër për rehabilitim, ndonëse drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg ka folur për një afat pesë vjeçar të shndërrimit të Facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.