BE dhe Apple “përplasen” për karikuesin universal

Postuar në 23 Shtator, 2021 17:45

Propozimi për një karikues universal ka sjellë përplasjen e radhës mes BE dhe Apple. Unioni argumenton se një kabllo standarde për të gjitha pajisjet do të zvogëlojë mbeturinat elektronike, por Apple kundërshton duke thënë se një karikues i vetëm do të ngadalësojë inovacionin dhe do të krijojë më shumë ndotje.

Vendimi për unifikimin e kësaj pajisjeje do të ndikonte ne tregun global të smarfonëve, duke pasur parasysh se vetë vendet e Bllokut kanë në total një popullsi prej 450 milionë banorësh.

Konsumatorët aktualisht përdorin tre opsione për karikimin: "Lightning" për celularët Apple, mikro-USB i përdorur gjerësisht në shumicën e celularëve të tjerë celularë dhe USB-C më i ri, përdorimi i të cilit sa vjen e shtohet.

Sipas BE, evropianët shpenzojnë afërsisht 2.4 miliardë euro në vit për karikues që i blejnë veçmas smartfonit.

Thierry Breton, komisioneri i tregut të brendshëm, i cituar nga France 24 argumenton se gjigantët e teknologjisë amerikane po ngrenë gjithnjë e më shpesh pretendimin se ligji i BE-së është kundër inovacionit.

Nuk është kundër inovacionit. Është për konsumatorët evropianë, nuk është kundër askujt.

Ndërsa Apple këmbëngul se ligji për një karikues universal për të gjithë celularët në Bashkimin Evropian është i pajustifikuar.

Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikuesi e mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, e cila nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën.

Komisioni Evropian ka mbrojtur prej kohësh një marrëveshje vullnetare të bërë me industrinë e pajisjeve që u krijua në 2009 dhe solli një ulje të madhe të kabllove, por Apple refuzoi t'i përmbahej asaj marrëveshjeje.

Në propozimin e komisionit, i cili mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme para se të miratohet në Parlamentin Europian, prodhuesve të smartphone-ve do t'u jepet një periudhë tranzicioni 24-mujor për t’u përshtatur me ligjin e ri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.