Becchetti me gjasë po merr paratë. “Ai që mbetet, por nuk hahet” i kalon mandatit të tretë!

Postuar në 26 Gusht, 2021 15:46

Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet

Kështu shprehej më 8 prill 2021 kryeministri Edi Rama. E kishte fjalën për biznesmenin Francesco Becchettin që fitoi në gjykatë ndërkombëtare 110 milionë euro për shkak të problemit të krijuar ndaj tij për Agon Channel. 

Mirëpo sot, MCN Tv raporton se gjoba ka nisur të ekzekutohet dhe se llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol po bllokohen; para që po shkojnë te Becchetti. 

Do pritur konfirmim zyrtar, por vendimi i jep të drejtë biznesmenit italian që vetëm atë që mbetet dhe nuk hahet, nuk mori. Në fakt ka shumë gjasa të marrë paratë e të tallet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.