Reforma në drejtësi, Polonia dorëzohet para presionit të BE

Postuar në 08 Gusht, 2021 18:37

Polonia ka vendosur të anulojë sistemin disiplinor për gjyqtarët, për të cilin gjykata e lartë e BE-së u shpreh se shkel ligjet e Unionit. Tërheqjen e konfirmoi kreu i partisë në pushtet PiS, Jaroslaw Kaczynski. Në këtë mënyrë, Polonia shmang penalitetet financiare me të cilat e ngarkon gjykata europiane.

Trupa e shpërbërë njihet si Dhoma Disiplinore, për të cilën BE thotë se po përdoret për të ushtruar presion mbi gjyqtarët ose për të ushtruar kontroll politik mbi vendimet gjyqësore, dhe shkel ligjet e bllokut.

"Ne do të shpërndajmë Dhomën Disiplinore siç funksionon aktualisht dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë më përplasje me BE-në", tha Kaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe zëvendëskryeministër, në një intervistë të botuar në të shtunën me agjencinë shtetërore të lajmeve PAP, të cilës i referohet Reuters.

Gjatë qeverisjes së PiS, Polonia është përplasur me BE në disa fronte, që nga pavarësia e medias deri te të drejtat e emigrantëve, grave dhe homoseksualëve.

Disa ekspertë ligjorë thonë se shpërbërja e Dhomës Disiplinore është thjesht një ndryshim kozmetik i cili nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kënaqur gjykatën e lartë të BE -së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.