Rusia dhe Kina bien dakord për ndërtimin e një stacioni kërkimor në Hënë

Postuar në 24 Prill, 2021 13:46

Rusia dhe Kina kanë vendosur të bashkëpunojnë për ndërtimin e një stacioni kërkimor në Hënë. Njoftimin e ka dhënë agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, që përcjell me këtë rast edhe deklaratën e përbashkët me Administratën Kombëtare Kineze të Hapësirës.

Duke marrë parasysh përvojën e Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës në fushën e shkencës së hapësirës, krijimin dhe përdorimin e sistemeve dhe teknologjive të hapësirës, duke njohur interesin e përbashkët në krjimin e një Stacioni Shkencor Ndërkombëtar Hënor, udhëhequr nga legjislacioni i shteteve përkatëse, duke pranuar përgjithësisht parimet dhe normat e ligjit ndërkombëtar, traktatet ndërkombëtare, në të cilat shtetet aderojnë dhe bashkëpunimin mbi parimet e barazisë, hapjes dhe sinqeritetit, pranojnë këtu këtë deklaratë mbi bashkëpunimin në fushën e krijimit të Stacionit

thuhet në dokument.

Sipas Roscosmos, kompleksi që do të ndërtohet ka për synim kërkime në sipërfaqen apo edhe në orbitën e Hënës, duke pranuar përfshirjen eventuale të vendeve të tjera, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve. Të dyja shtetet kanë pranuar që të mbajnë të hapur derën për subjekte të tjera që mund të jenë të interesuar t’i bashkohen projektit në fjalë në funksion të promovimit të kërkimit paqësor dhe përdorimit të hapësirës në interes të të gjithë njerëzimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.