Rusi, lirohet Khodorkovsky!...Mos kini asnjë paragykim tjetër, e kam bërë për humanizëm, thotë Putini

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 07:23

Presidenti rus e njoftoi synimin e tij për të liruar zotin Khodorkovsky dje në një konference të gjatë shtypi, ku foli për një gamë të gjerë temash. Ai tha se për herë të parë zoti Khodorkovsky kishte kërkuar të falej për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë. Fill pas kësaj deklarate kreu i shtetit, nxorri një dekret për faljen e manjatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovs dhe ky u lirua me nje herë nga burgu. Putin tha sot në faqen e tij të internetit se ai po e falte ish-kreun e kompanisë të naftës Yukos për arsye humanitare.

Khodorkovsky kaloi më shumë se 10 vjet paraburgim nën akuzat për shmangie nga taksat dhe mashtrim financiar. Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, ishte një kritik i fortë i Kremlinit, dhe mbështetësit e tij e shihnin atë si të burgosur politik.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk kaloi 10 vjet ne paraburgim pasi&nbsp;u denua&nbsp;me 9 vite burg ne 2005.</p>

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>Sa te kane denu? 5 vjet. Sa ke bo? 10 vjet. Edhe sa te kane ngel? Edhe 15 vjet. Keshtu ja kishin bo edhe ketij se vetem ne 2012 i dhane edhe nja 12 vjtete te tjera denim.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.