Shenja të një konfrontimi direkt mes fuqive bërthamore

Postuar në 22 Prill, 2024 15:20

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Perëndimi po përgatit terrenin për konfrontim direkt mes fuqive bërthamore. Në një videomesazh me rastin e konferencës për mospërhapjen e armëve, mbajtur në Moskë, Lavrov ndër të tjera ka thënë se:

Sot, SHBA dhe shtetet e tyre klientë në NATO po ëndërrojnë ende për një “humbje strategjike” të Rusisë dhe janë të gatshëm të vazhdojnë politikën e tyre të frenimit të vendit tonë deri në “ukrainasin e fundit”. Në të njëjtën kohë, Perëndimi po balancon në skajin e rrezikshëm të një konfrontimi ushtarak direkt mes fuqive bërthamore, që do të kishte pasoja katastrofike

Lavrov i është referuar dekretit për mobilizim në Ukrainë që parashikon zgjatje të luftës dhe shpreh një koordinim strategjik mes Kievit dhe Perëndimit në përballjen kundër Rusisë. Dhe kjo nuk fshihet më. Kërcënimi rus është rivlerësuar shumë së fundmi në Perëndim si shenja e një kthese strategjike për vetë NATO-n. Prej disa muajve tashmë, nuk ka ditë që të mos dalë në një media perëndimore ideja e armatosjes së vendeve aleate të NATO-s dhe kalimi i përgjegjësive të mbrojtjes konvencionale tek vendet europiane.

Megjithëse është ende herët për të parë një konfrontim të një shkalle të madhe, duhet thënë se në thuajse të gjitha vendet kryesore europiane ka nisur përpunimi i opinionit publik me idenë e luftës brenda këtij brezi. Nga ana e vet, Lavrov ka ripërsëritur qëndrimin rus se aktualisht botës i duhet një përmirësim i sistemit ndërkombëtar që të njohë multilateralizmin, barazinë dhe pandashmërinë e çështjeve të sigurisë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Pothuaj te gjithe politikanet qe qeverisin ne shtetet e BEse jane nen tutelen e Zio-Evangjelisteve te SHBAse dhe te atyre te Londres.
Qe te gjithe tok, kendojne te njejtin kor qe ia servir regjimi i shtepise se Bardhe qe me frymen e tij sjell vetem mort dhe mjerim ne te gjithe globin.
Kemi Varshaven e polakeve "te uritur" per lufte berthamore qe iu pergjerohet Yankee-ve per t'u pajisur me koka nukleare. Shtet ky qe sa fundamentalist ne krishterim, po aq agresiv per lufte qe, sikur te kishte fuqine e Rusise do t'i kishte rrafshuar te gjithe fqinjet e vet.
Dhe, po t'a studiosh fenomenin polak, do te veresh se shumica e qeveritareve Zionist ne Israel jane polak dhe deri ne fundvitet e 70tes Knesset i Israelit fliste popolski.

Kush ka femije dhe degjon se sa afer eshte kjo lufte berthamore duhet te mendoj dhe shikoj perreth se ne c'fare derexhehje e kane cuar politiken e jashtme keta xhahile te Zio-Evangjelismit Boteror.
Kishim evangjelistin Rama qe para tre viteve nxorri tankset ne rruget e Tiranes per te mposhtur korona virusin, kemi Kurtin Albin ne Kosove e Metohi qe iu kercenohet Serbeve per lufte por qe nuk ka as ushkur per te lidhur poturret, njesoj si polaket qe iu hakerrohen tashme ruseve me arme berthamore pasi e dine se cdo arsenal luftarak qe u perdor kundra Rusise nuk vleu.
Mjere mileti....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.