Rusia gati për ta shpallur ushtrinë ukrainase organizatë terroriste

Postuar në 28 Shkurt, 2024 12:53

Rusia pritet t’i shpallë organizata terroriste ushtrinë dhe agjencitë e inteligjencës ukrainase. Rodion Miroshnik, i ngarkuari nga Kremlini për monitorimin e atyre që Rusia i cilëson krime të Ukrainës, thotë se një vendim i tillë është vetëm çështje kohe.  

Miroshnik, i cili para nisjes së konfliktit ka mbajur postin e ambasadorit të rajonit të Luganskut në Moskë, është shprehur për RIA Novosti se fillimisht pritet hedhja e propozimit nga ana e ligjvënësve dhe autoriteteve ruse.

Vendimi për t’i shpallur organizata terroriste Forcat e Armatosura të Ukrainës, Drejtorinë Ushtarake të Inteligjencës dhe Shërbimin Ukrainas të Sigurisë pason një deklaratë të presidentit Putin në fillim të këtij muaji, kur la të kuptohej se do të ndërmerrej një hap i tillë.    

Nuk ka kuptim të falësh krimet që ata tashmë kanë kryer dhe mund të kryejnë akoma. Askund në botë nuk duhet të trajtohen si një njësi adekuate e armatosur që ekziston në fushën ligjore ndërkombëtare”, tha diplomati.

Rusia pretendon se agjencia ushtarake e inteligjencës në Ukrainë është pas vrasjeve të shumë figurave publike ruse. Po ashtu, shërbimet ruse të sigurisë kanë raportuar se kanë parandaluar sulme të shumta terroriste dhe tentativa sabotazhi të organizuara nga Kievi.​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.