Garantorë dhe zgjidhje me dy shtete, propozimi turk për konfliktin në Lindjen e Mesme

Postuar në 17 Tetor, 2023 15:54

Turqia po tenton të krijojë një model të ri ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës Izraeli-Palestinë. Ajo synon të përfshijë shtetet e rajonit dhe atë perëndimore si garantues dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë mbi principin e dy shteteve.

Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha të hënën se Turqia ka dy prioritete në lidhje me konfliktin e riaktivizuar: mbrojtja e civilëve dhe ndihma humanitare nga njëra anë dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje afatgjatë nga ana tjetër.

Fidan tha se përpjekjet diplomatike dhe modelet e deritanishme nuk kanë sjellë rezultat, ndaj fokusi do të jetë një model i ri ndërmjetësimi.

Ne propozojmë një model garancie si ide kryesore. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë në pozicionin për ta shtyrë Izraelin drejt zgjidhjes me dy shtete. Vendet e rajonit, si Liga Arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik, duhet të përfshihen gjithashtu”, tha ai.

Turqia vetë pritet të marrë rolin e garantorit për Palestinën, ndërsa vende të tjera mund të zgjedhin Izraelin. Garantori duhet të mbajë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjes që nënshkruajnë palët.

Deklarata e kreut të diplomacisë turke vjen në një moment angazhimi intensiv në rajon. Ai ka zhvilluar së fundmi takime me homologët e SHBA, Rusisë, Egjiptit, Katarit dhe shteteve të tjera myslimane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.