Sarkozi, sërish në telashe me drejtësinë

Postuar në 06 Tetor, 2023 17:48

Ndaj ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, ka nisur një hetim i ri, i cili lidhet me hetimin e mëparshëm për financimin e fushatës së tij presidenciale me paratë e diktatorit libian, Moamer Kadhafi. Për financimin e fushatës me para të dyshimta, Sarkozi do të dalë para gjykatës në vitin 2025, raporton France 24.

Hetimi i ri lidhet me biznesmenin franko-libanez Ziad Takieddine, i cili gjatë marrjes në pyetje pati pohuar se ka dorëzuar tre valixhe të mbushura me një total prej pesë milionë eurosh (5.3 milionë dollarë me kursin aktual) në para në 2006 dhe 2007. Por në vitin 2020, Takieddine tërhoqi papritur deklaratën e tij inkriminuese, duke ngritur dyshime se Sarkozy mund t’i ketë bërë presion dëshmitarit për të ndryshuar mendje. Sarkozi, tashmë 68 vjeç, është dënuar dy herë për korrupsion dhe tregti me ndikim në çështje të veçanta që përfshijnë përpjekje për të ndikuar një gjyqtar dhe financim të fushatës.

Ish-presidenti i Francës në vitit 2007-2012 i ka apeluar të dyja vendimet dhe sipas avokatëve do të apelojë dhe vendimin e radhës. Të paktën nëntë persona të tjerë janë nën dyshimin se kanë marrë pjesë në komplotin e supozuar, për të cilin hetuesit thanë se kanë lidhje me pagesën për Takieddine. Disa nga të dyshuarit besohet se kanë tentuar të korruptojnë një gjykatës libanez për të siguruar lirimin e djalit të Kadafit të mbajtur në Liban -- me shpresën për ta bërë udhëheqësin libian të ndihmojë Sarkozin për të bindur gjyqësorin francez për pafajësinë e tij. Në një transkript të deklaratave të Sarkozy gjatë marrjes në pyetje, të parë nga AFP, ish-presidenti tha se nuk kishte "asnjë provë materiale apo ndonjë përgjim për të më inkriminuar në këtë çmenduri".

Nëse çështja shkon në gjyq, kjo do të jetë data e tretë e gjyqit për Sarkozy. Përveç gjyqit të financimit të Libisë 2025, që lidhet me fushatën zgjedhore të Sarkozy-t në 2007, ai del në gjyq për shkelje të pretenduar të rregullave të financimit të fushatës në ofertën e tij për rizgjedhje të vitit 2012, të cilën e humbi përballë socialistit Francois Hollande.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.