Bollino: Dyshoj se stafi i Doktorit po piloton gazetarë megallomanë për t'ia ngecur 21 janarin Bashës

Postuar në 21 Janar, 2023 19:14

Një fakt i ri që bërtet për Drejtësi

Me këtë status shpërndante sot në Facebook kryeministri Edi Rama, një deklaratë të Elisa Spiropalit që recitoi akuzën për 21 janarin nisur nga raportimi se ka një audio ku presupozohet se jepet urdhër për të qëlluar.  Qeverisë i duhej diçka, dhe ajo I doli, sidomos tani që plehrat e saj kanë dalë sheshit se na kanë kushtuar më shumë se të gjitha të marra bashkë.

Lidhur me këtë sensacion që i ngjan gazit të fasuleve, Carlo Bollino ka publikuar një opinion përmes të cilit ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një bllof që është servirur me gjasë nga “stafi i Doktorit”.

Së pari Bollino vë në dukje se “audio nuk ka". Ka transkriptim dhe jo audio. E megjithatë sërish qeveria nxitoi të dilte e ta quante të vërtetë atë.

Më tej Bollino vë në dukje siç mund ta vërë kushdo që nuk ka nxjerrë trurin shëtitje nga selia e PS-së, se në audion inekzistente nuk ka asgjë që inkriminon Sali Berishën. Në finale, audio fantazmagorike bën protagonist ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha teksa aty flitet se “ministry është në linjë komunikimi”. Mbi këtë moment, Bollino bën këtë vërejtje:

Transkriptimet e publikuara çuditërisht marrin fund këtu, pa qartësuar se çfarë po i komunikonte Lulzim Basha komandantit Dashamir Shehu që ndërkohë po lejon njerëzit e tij të qëllojnë mbi protestuesit.  Megjithatë, fakti që Lulzim Basha ishte në komunikimi direkt via radio me Gardën gjatë aksionit, mjafton pë ta futur personalisht në përgjegjësi dhe përgënjeshtron versionin e tij se në masaker e 21 janarit Ministri i Brendshëm (si Kryeministri) ''nuk ka pasur asnjë rol''. Version të cilit, si prokuroria ashtu dhe gjykata, i besuan në mënyrë të turpshme.  

Eshtë kjo dhe vetëm kjo e vërteta e re nga ky dokument që akuzon Bashën dhe nuk fajëson Berishën: Duke njohur rolin diabolik të Sali Berishës, është i fortë dyshimi se “dora” që ka ofruar transkriptimet (e pjesshme) të atyre komunikimeve radio 12 vite pas ngjarjeve, nuk janë shërbimet e huaja sekrete si po përpiqet të thuhet, por pikërisht stafi i “doktorit” që edhe këtë herë po piloton “gazetarët” duke shfrytëzuar megalomaninë e tyre dhe maninë për protagonizëm të tejskajshëm

Diçka e vërtetë kjo në Shqipërinë ku jetojmë e ku ka soj e sorollopëshë që në profesionin e gazetarit jo vetëm shkruajnë për vrasje e trafiqe, por paralajmërojnë vrasje e madje konfirmojnë se kë ka dashnore njëri, e kë tjetri. Kur ne e dimë se vetëm këtë se provon dot kollaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.