Papa flet për mundësinë e tërheqjes

Postuar në 30 Korrik, 2022 17:32

Papa Françesku ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet për shkak të moshës së tij. Pas një udhëtimi në Kanada, Bergolio ka pranuar se nuk mund të mbajë më të njëjtin ritëm si më parë në udhëtimet ndërkombëtare.

Mendoj se në moshën time dhe me kufizimet e shëndetit, duhet ta ruaj pak veten time për të qenë i aftë t’i shërbej kishës. Ose përndryshe, të mendoj për mundësinë e tërheqjes

ka thënë ai.

Zërat për një largim u dëgjuan edhe në vitin 2014, kur Papës iu shfaqën probleme në gju. Paraardhësi i tij, Benedikti XVI u largua nga detyra për shkaqe shëndetësore dhe jeton aktualisht në Vatikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.