SHBA erdhi, pa dhe dështoi

Postuar në 14 Gusht, 2021 16:41

Amerika iku nga Afganistani dhe tani po shohim se talebanët po marrin atë që humbën dikur. Me armë e humbën, me armë e morën. A është kjo humbje për SHBA? A është ky Vietnami i dytë? T’ia lëmë kinemasë ta përcaktojë, meqenëse SHBA është një vend ku historia vlen më pak se kinemaja. Por shifrat flasin për një dështim spektakolar dhe ilustrojnë se në SHBA nuk ka më asgjë ideale. As në dukje.

Politico” shkruan se SHBA ka shpenzuar 88 miliardë dollarë për të stërvitur dhe pajisur ushtrinë afgane si dhe policinë e këtij vendi. Përfundimi, më qesharak nuk mundet: Talebanët po marrin mbarë vendin.

Si ta shpjegosh këtë situatë?

“Politico” shkruan se pas këtyre investimeve dhe optimizmit në dukje të shprehur në vite, qëndron një vlerësim jo objektiv dhe shpesh i deformuar i zyrtarëve amerikanë për korrupsionin e thellë, moralin e ulët dhe deri edhe “ushtarët dhe policët fantazmë” që thjesht merrnin rrogën nga Ministritë e Afganistanit.

Si do t’i aftësojmë afganët të luftojnë për vete? Mund të mos ndodhë ndonjëherë

është shprehur senatorja republikane, Joni Ernst.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka apeluar që lidershipi politik dhe ushtarak të dalë në fushëbetejë.

Kjo u takon afganëve ta vendosin

ka thënë ai.

Mirëpo edhe talebanët afganë janë. Afganë që po vendosin dhe kanë vite që e bëjnë këtë. Dhe po fitojnë. Me ndihmën e Pakistanit thonë. Çfarë bëri më mirë Pakistani sesa SHBA? Ndoshta nuk gënjeu kaq shumë. Ndoshta nuk ushqen iluzione për një Afganistan më të mirë, por thhesht për një Afganistan nën kontroll. Problemi tjetër është se SHBA gënjeu edhe amerikanët. Gazeta raporton se duke nisur nga viti 2015, Pentagoni nisi të mos publikonte më të dhënat për forcat afgane të sigurisë që arrijnë në 118 mijë trupa për shkak të performancës së tyre.

Dhe mungesa e këtij raportimi publik ka kontribuuar që të fshihen problemet, të mbulohen ato dhe të mbërrihet në pikën e një dështimi të tillë.

Ne dështuam të bënim ushtrinë afgane siç e mendonim

ka thënë Mark Jacobson, një veteran me detyra të larta në Afganistan.

Problemi është sistemim më tepër sesa ushtarak. Në Kongresin amerikan është raportua korrupsioni i madh, gërryes në nivele të larta, duke sjellë këtë apati të sotme. Për Afganistanin do të flitet gjatë dhe shumë. Fakti historik është se Amerika humbi, talebanët fituan. E thënë me fjalët e vitit 2001: Demokracia dështoi, terrorizmi fitoi.

Kush ka sy dhe veshë mëson nga historia, nuk beson verbërisht te forca. Fjalët e mira dhe servilizmi për SHBA janë kaq të shumta në këtë vendin tonë dhe ato shtohen e shtohen nga mushkonjat mediatike ndonëse rasti në fjalë ilustron përveçse një dështim të Amerikës edhe kufijtë e mundësive të saj. Një tjetër botë po vjen. Afganistani mësoi një gjë që dihej, por e rikujtoi: kur lufton merr diçka. Ndoshta dikur ky leksion do aktualizohet edhe në këto anë ku shumëkush mendon se me SHBA në krah edhe vetë historia ndalon.

s.zaimi

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

Po ja prisni sa te bejne gati Likja me Salen talebanet e tyre dhe te marrin Tiranen...

Submitted by redaksia tjeter (not verified) on

po sepse nuk mund te jesh ne te njejten kohe dhe hajdut dhe i vjedhur.
ti po diskuton faktin e talebanizmit te L dhe S? po nuk ka shqiptar qe nuk i di, pavaresisht se bejne si te hutuar.
si mund te jene talebane shumica pasi jane vjedhur ne cdo gje qe i ikishte ngelur atij vendi?
si te duket fakti qe per cdo "oportunist" qe ka shfrytezuar pushtetin tek nuk i dalin hesapete lekeve qe i ka me shumice do zhduket nga pushteti dhe pastaj do kene telashet e pasurise. nuk i harojne shqiptaret te gjithe ata qe ju kane futur duart ne xhepa e i kane vjedhur sistematikisht pavaresisht se shume e veshtire per tu provuar.
Mos haro shqiptaret nuk harojne kollaj pavaresisht se bejne zgjedhje te gabuara gjithmone.
and they most certainly keep a grudge.

Submitted by redaksia on

Sinqerisht, filozofia e shqiptarise si sjellje me historine e vet, eshte nje fushe te cilen veshtire se e zoteron kush mire. Dhe eshte e veshtire - gabim qe e bejme te gjithe - te flasesh ne emer te nje populli. Por nje shoqeri, apo nje elite qe ka kodifikaur genjeshtren, e ka shume te lehte te mbjelle harresen. Megjithate, uroj te jete si thoni JU! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.