Dodik: Kemi edhe ne "non paper" tonë. Do të vijë koha për ndarjen paqësore të Bosnjes

Postuar në 04 Maj, 2021 14:43

Pas drafteve të publikuara ditë më parë për rishikim kufisjh në Ballkan, edhe Republika Srpska në Bosnje - Hercegovinë bën me dije se ka variante të vetat gati. Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar para gazetarëve në Banja Luka se edhe pala serbe ka viariante të tilla në sirtar në mënyrë që siç tha ai:

kur të vendosim do t’ua dërgojmë të gjithëve

Dodik ka njoftuar se Republika Srpska do të ndërmarrë një sesio debate në Parlamentin boshnjak ku do të krijojë dhe artikulojë platformën e vet për negociata me boshnjakët dhe kroatët si popuj konstitues të Federatës mbi mënyrën sesi do të procedohet në Bosnje-Hercegovinë. Po kështu, presidenti serb ka paralajmëruar se do të vijë dita për ndarjen paqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe se pashmangshmëria e këtij procesi kërkon që serbët të mos shohin nga asnjë opsion lufte, por thjesht të bashkohen për fuqizimin e Republikës Srpska.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.