Misioni "prorus" i Ramës në Bjellorusi/Përpjekje për të siguruar vaksinën ruse kundër CoVid-19

Postuar në 20 Gusht, 2020 17:35
Shaptilografisti

 

Misioni i Edi Ramës në Bjellorusi fsheh shumë më tepër sesa përfaqëson zyrtarisht. Burime diplomatike i thanë redaksisë së “Të Kripura” se zgjimi i z. Rama që drejton OSBE_në për një mision në Bjellorusi lidhet me asgjë më shumë sesa me përpjekjen e dëshpëruar të tij si kryeministër i Shqipërisë për të siguruar vaksinën anti-CoVid-19 nga Rusia e Vladimir Putinit.

Njoftohet se Shqipëria nuk ka arritur të marrë asnjë premtim për vaksinën për të cilën ka një garë të madhe në Perëndim dhe ka gjetur te kriza bjelloruse një shans për ta shfrytëzuar.

Në këtë kuadër misioni i tij do të monitorohet rrepëtësisht nga shërbimet perëndimore, pasi dyshohet se z. Rama do të bëjë lëshime në favor të interesave ruse, në këmbim të disa qindra mijëra dozave të vaksinës ruse. Problemi ndërlikohet shumë për faktin se thuhet se di do të negociojë edhe për Kosovën për vaksina nga Rusia, duke e implikuar një vend që e ka shumë të ngushtë hapësirën e manovrës.

Mbetet për t’u parë suksesi i misionit diplomatic të z. Rama, por nuk është çudi që pas një jave të dëgjojmë marrëveshjen për vaksinën ta zëmë përmes Serbisë, duke infiltruar kështu në perceptimin e përgjithshëm një element sugjestionues për miqësinë që duhet të kemi me serbë. Kjo po që është politikë e madhe, habitat natyral i z. Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.