vaksina

AstraZeneca pranon efektet anësore fatale të vaksinës anti-CoVid

Postuar në 29 Prill, 2024 22:07

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore. Ndaj gjigandit farmaceutik është ngritur një padi kolektive për pretendimet se vaksina e tij, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Avokatët argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor që ka pasur një efekt shkatërrues te disa familje.

Një vaksinë e vetme për të gjitha viruset

Postuar në 21 Prill, 2024 16:46

Një vaksinë e vetme që mund të mbrojë nga të gjitha viruset është pranë finalizimit. Ajo po zhvillohet nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë – Riverside.

Rong Hai, virolog dhe bashkautor i një punimi të ri mbi vaksinën, botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, thotë se vaksina ARN "është gjerësisht e aplikueshme për çdo virus, gjerësisht efektive kundër çdo varianti të një virusi dhe e sigurt për një spektër të gjerë njerëzish. Kjo mund të jetë vaksina universale që ne kemi kërkuar".

Pfizergate nën lupën e prokurorëve europianë

Postuar në 01 Prill, 2024 17:36

Negociatat e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, për vaksinën anti-Covid 19 janë bërë objekt hetimi i një grupi prokurorësh europianë.

Rusia: Brenda dy vitesh kemi gati vaksinën e kancerit

Postuar në 21 Mars, 2024 17:59

Rusia pret të ketë vaksinën e parë onkologjike brenda dy viteve të ardhshme. Një zyrtar i lartë i Agjencisë Federale Mjekësore-Biologjike (FMBA) tha se me financimin dhe mbështetjen e duhur nga ligjvënësit, studiuesit rusë do ta kenë gati këtë vaksinë për përdorim masiv.

"Nëse ofrohet mbështetje financiare, unë mendoj se në dy ose tre vjet organizatat ekzistuese do të jenë në gjendje të vënë në praktikë vaksinat onkologjike," tha Vasily Lazarev, zëvendësdrejtor i Qendrës Federale Shkencore dhe Klinike Lopukhin për Mjekësinë Fizike dhe Kimike.

Putin pretendon se Rusia është afër krijimit të një vaksine kundër kancerit

Postuar në 14 Shkurt, 2024 20:20

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se shkencëtarët rusë janë pranë krijimit të vaksinave kundër kancerit që së shpejti mund të jenë të disponueshme për pacientët. Më konkretisht shefi i Kremlinit deklaroi gjatë punimeve të një forumi mbi teknologjitë e së ardhmes:

Ne kemi mbërritur shumë pranë krijimit të të ashtuquajturave vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese të një gjenerate të re. Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale

Mbi efektet anësore të AstraZeneca-s

Postuar në 06 Nëntor, 2023 15:28

 

AstraZeneca ishte njëra prej “armëve” të para me të cilat iu kundërpërgjigj pandemisë së Covid-19 industria farmaceutike. Vaksina përdori një adenovirus për të udhëzuar qelizat njerëzore të prodhojnë antitrupa kundër koronavirusit, duke shpëtuar me miliona jetë. Por paralelisht pati raportime për efekte anësore. Më vonë shifrat treguan se një në 50 000 të vaksinuar zhvilloi mpiksje gjaku.

Vaksina e tumorit kalon me sukses testet e para

Postuar në 25 Tetor, 2023 16:14

Vaksina e kancerit ka arritur suksesin e parë. Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, bashkëthemeluesit e BioNTech, kanë bërë të ditur se vaksina e tyre e kancerit ka arritur të ndalojë rritjen e tumorit dhe të zvogëlojë madhësinë e tij. Testet klinike kanë përfshirë një grup prej 44 pacientësh me kancer, te të cilët është vënë re një reduktim i tumorit në masën 30% në të paktën 59% të rasteve.

Pfizer kërkon 700 milionë euro rimbursim për vaksina që nuk do të prodhohen kurrë  

Postuar në 30 Prill, 2023 13:27

Prej disa muajsh, zyrtarët e Pfizer dhe ata të Komisionit Evropian nuk ia kanë dalë të arrinin një marrëveshje për furnizimin me vaksina anti-COVID-19 në Evropë. Marrëveshja e re raportohet të jetë gati, por me një kleçkë.

Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru

Postuar në 15 Janar, 2023 15:02

Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.

Vaksina dhe beteja e humbur për pronësinë intelektuale. Një histori lobimi

Postuar në 21 Nëntor, 2022 18:26

 

A është ky një kërcënim i hapur? Nuk e di." Këshilltari i kryeministrit belg foli me qetësi teksa rrëfente një telefonatë lobuese të vitit 2021. Por e jashtëzakonshmja qëndron te përmbajtja e bisedës.

Pages

Subscribe to RSS - vaksina