nuhatja

Seksi pa ngjyra

Postuar në 17 Korrik, 2023 17:15

Humbja afatgjatë e nuhatjes është më shumë se thjesht një shenjë dalluese e COVID. Edhe para pandemisë, ekspertët vlerësonin se të paktën një në tetë njerëz jetonte me një nivel të caktuar të mosfunksionimit të nuhatjes dhe rreth tre për qind nuk e kishin fare si shqisë. Disa njerëz e humbin nuhatjen si rezultat i infeksioneve të tjera të rënda të frymëmarrjes, ose i çrregullimeve neurodegjenerative, traumave të kokës ose problemeve të tjera shëndetësore. Disa kanë nuhatje të reduktuar dhe disa e humbasin shqisën si pjesë e natyrshme e procesit të plakjes.

I zgjedhim partnerët me nuhatje dhe “qëllojmë në shenjë”

Postuar në 21 Mars, 2019 14:10

Kimia luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për përzgjedhjen e partnerit. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se ne zgjedhim partnerë gjenetikisht të ndryshëm nga vetja, duke u nisur pikërisht nga aroma karakteristike e tyre.

Studiuesit e universitetit “Diderot” në Paris arritën në konkluzionin se nëpërmjet nuhatjes, ne arrijmë të seleksionojmë partnerin/en e preferuar gjenetikisht. Studimi i publikuar në “Proceedings of Royal Society B” analizon kompleksin e histokompatibilitetit (MHC) dhe aftësinë e njeriut për ta dalluar atë përmes nuhatjes.

Subscribe to RSS - nuhatja