Slideri Kryesor
Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar
Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.
Zv/ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet për trafikim makinash. Çështja u pushua nga Prokuroria
Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, ka qenë i dënuar me 4 vjet burg, një vendim që më pas është prishur për shkak se prokurori i çështjes e tërhoqi akuzën kur ajo ishte shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dënimi i është dhënë më 16.02.2006 nga Gjykata e Faktit në Tiranë, për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura. Ai është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 20.09.2006.
A po fluturonte helikopteri EC145 sipas planit? Prokuroria nuk e merr të mirëqenë versionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes
Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan zyrtarisht se helikopteri EC145 që u rrëzua më 6 prill 2016 ishte në fluturim stërvitor sipas planit të parashikuar. Por Prokuroria që po ndjek hetimet për këtë çështje nuk e beson këtë version, deri sa ai të konfirmohet nga dida burime. Për këtë qëllim është kërkuar dëshmia e drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula. “Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Bie ndjeshëm indeksi i besimit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, problemi kryesor marrëdhëniet me administratën doganore e tatimore
Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral. Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.
PS-ja kërkon hetim nga prokuroria për Nokën, Zenelin dhe Ristanin
Bankers Petroleum njofton kalimin e aksioneve te kinezët e Geo Jade
Amerikanët një hap para me informacionin, qarkore për sulmet që kërcënojnë Europën
Departamenti amerikan i Shtetit nxori një paralajmërim për amerikanët që udhëtojnë në Evropë mbi rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste që vënë në shënjestër ngjarje të mëdha, vende turistike, restorante, qendra tregtare dhe të transportit. Paralajmërimi, i cili skadon më 31 gusht, 2016 thekson se “numri i madh i turistëve që vizitojnë Evropën në muajt e verës paraqet objektivat më të mëdha për terroristët që planifikojnë sulme në vende publike, sidomos në ngjarje të mëdha.”
“Çështje që i takon Parlamentit”. Referendumi, si miklohet populli me iluzionin e sovranit
Britania e Madhe do t’i drejtohet referendumit për të vendosur nëse do të duhet të rrijë apo jo në Bashkimin Europian. Dhe për të arritur objektivat e vet, politikanët i kanë konsumuar të gjitha kartat, deri sa përfshinë edhe Shqipërinë si delen e zezë, me të cilën britanikët duhet të rrinë larg. E çuditshme ndërkohë dhe paradoksale, që politikanë të cilët sot janë pro daljes nga BE-ja, deri dje nuk thanë një fjalë për referendumin e Skocisë.
Greqia merr përsipër prodhimin e kallashikovëve rusë, armët mund t’u shiten të gjitha vendeve anëtare të NATO-s
Sapo Bashkimi Europian të heqë embargon ndaj Rusisë, Ministria Greke e Mbrojtjes do të hyjë në një marrëveshje ushtarake me Moskën për prodhimin ose montimin në Greqi të armëve të tipit kallashnikov. Duke folur para deputetëve në Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të industrisë greke të mbrojtjes. “Greqia mund të sigurojë bashkë-prodhimin e një produkti me një vend jashtë NATO-s dhe jashtë BE-së, dhe të sigurojë certifikimit e produktit, i cili aktualisht prodhohet aktualisht në Rusi.