Slideri Kryesor

Jo vetëm në Shqipëri/Trump: "1.8 milionë të vdekur, ende në listat e zgjedhësve". Kufizim mandatesh për anëtarët e Kongresit

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:52

Kandidati republikan Donald Trump, ka bërë dy deklarata të reja që mund të jenë ndikuese:

Së pari, ai do të propozojë(nëse zgjidhet president) një amendament kushtetues që kufizon numrin e mandateve për anëtarët e Kongresit. Dhe së dyti, ai ka deklaruar se në listat e zgjedhësve janë ende emrat e 1.8 milionë të vdekurve, "disa prej të cilëve", siç tha ai, "votojnë me siguri".

"Hashashi është çështje serioze". Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:44

Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, këmbëngul që ushtria dhe të gjitha isntitucionet respektive të hyjnë në aksion për të luftuar kultivimin e kanabisit. Pas qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Manjani ka përsëritur sërish, se ndërhyrja e ushtrisë duhet të bëhet dhe tani.

Dy sondazhe të sotme: Trump=Clinton

Postuar në 23 Tetor, 2016 13:00

Dy gazeta amerikane, Los Angeles Times dhe Investor’s Business Daily, njëra me prirje të majta e tjetra me prirje të djathta, kanë publikuar sot sondazhet më të fundit për garën presidenciale. Në të dyja sondazhet, Trumpi rezulton me të njëjtat pikë si Clinton-i.

Para 4 vjetësh, Los Angeles Times parashikoi me saktësinë më të madhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale – parashikimi i saj u shmang vetëm 0.5 pikë nga rezultati përfundimtar. Ndërsa Investor’s Business Daily e parashikoi fitoren e Obamës me një shmangie prej 2.6 pikësh.

E.Z.

Presidenti dekoron (në fshehtësi!) 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushnjes me titullin “Martirë të Demokracisë”

Postuar në 23 Tetor, 2016 13:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushjnes më 21 tetor 1943, me titullin: “Martirë të Demokracisë”. Sipas “shqiptarja.com” ceremonia është zhvilluar në orën 11:00 të datës 21 tetor në Divjakë dhe është mbajtur e fshehtë.

Dokumentari i gazetarëve italianë/Si funksionon mafia e plehrave

Postuar në 23 Tetor, 2016 12:05

Një dokumentar prej 28 minutash zbulon se çfarë fshihet pas importit të mbetjeve. Filmimi i realizuar nga një ekip italian është publikuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP). “Doni të dini se si funksionon mafia e plehrave? Mjafton të kushtoni vemendjen tuaj per 28 minuta. Ata që duan importin e plehrave nuk duan që ju ta shihni”, është mesazhi që shoqëron këtë video në faqen e AKIP.

Massafra: Shteti të imitojë kishën për rigjykimin e historisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 10:13

“Shteti shqiptar të imitojë kishën për rigjykimin e historisë”. Kështu ka deklaruar dje Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult, monsinjor Angelo Massafra, gjatë prezantimit të kalendarit të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të lumturimit të 38 martirëve nga Vatikani raporton Gazeta Shqiptare.

A ka dhënë vërtet "Ok" Komisioni i Venecias për ligjin e pronave?

Postuar në 22 Tetor, 2016 22:09

Më datë 17 tetor, ministri Manjani u shpreh i lumtur që Komisioni i Venecias adoptoi “Amicus Curiae Brief” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai e interpretoi këtë proces të Komisionit të Venecias si më poshtë:  

Ky Komision ka vlerësuar  si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Raportet fotokopje të BE për situatën e mbetjeve në Shqipëri dhe pse nuk ka nevojë të importohet nga jashtë

Postuar në 22 Tetor, 2016 19:17

Për miratimin e ligjit të mbetjeve qeveria solli si argument nevojën që ka industria e riciklimit për të rritur kapacitetet përpunuese. Ndërkaq menaxhimi i integruar i mbetjeve është një nga direktivat e Bashkimit Evropian, i cili në tre progres-raportet e fundit për Shqipërinë ka evidentuar një fakt, kapacitetet e ulëta të bashkive për të menaxhuar ndarjen e mbetjeve në burim dhe më pas riciklimin e tyre. Është thuajse i njëjti vlerësim në tre vitet e fundit, situatë për të cilën qeveria nuk ka bërë asgjë, përveçse u ka hapur rrugën ardhjes së mbetjeve nga jashtë.

Edi Rama në Përmet, sportiv dhe me veshje firmato: PD nuk nuk bëri asgjë për ju se jeni socialistë

Postuar në 22 Tetor, 2016 18:26

Kryeministri Rama ishtë në Këlcyrë në kuadër të bashkëbisedimit me fermerët për fondin e garancisë nga ku banorët e zonave rurale mund të përfitojnë kreditim për projekte në bujqësi pa qenë nevoja e kolateralit. Sportiv dhe me veshje firmato.  Si për kreditë ashtu dhe për cilësinë e prezantimit të kryeministrit del garant shteti. Nismë që vlen për t’u përshëndetur ndonëse është herët për të folur pa parë efektet që do të ketë në terren.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor