Slideri Kryesor
Qeveria shqiptare pa një deklaratë zyrtare për zgjedhjet në SHBA, mjaftohet me reagimin e kryeministrit në Facebook
Qeveria shqiptare nuk ka mbajtur ende një qëndrim zyrtar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me pritshmëritë e qeverisë shqiptare lidhur me këtë betejë apo me kompleksitetin e krijuar pas deklaratave të kryeministrit për Donald Trump.
Ikja pa fjalë
Kampi demokrat, por edhe vetë sistemi politik amerikan mori një goditje ballore nga fitorja e Donald Trump. Jo më shumë për faktin se fitoi një kandidat republikan, por sepse fitoi Donald Trump një personazh atipik për kriteret tradicionale të politikës amerikane dhe më gjerë. Hillary Clinton u mundua me çdo mënyrë të fitojë marketingun elektoral, duke përdorur banalitetin e Madonës apo të pasmet e Jenifer Lopez por nuk ia doli.
Ambasadori Lu: Jemi bashkë kundër Rusisë, shqiptarët të bëjnë zgjedhje të mençur në votimet e qershorit
Përfundimi i zgjedhjeve amerikane u përshëndet edhe nga ambasada amerikane në Tiranë përmes ambasadorit Donald Lu, i cili është pjesë e administratës demokrate të psidentit Obama.
Lu tha se Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA, por kjo sipas tij nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, duke përmendur këtu qëndrimet e SHBA dhe Shqipërisë kundër Rusisë.
Presidenti i ri i SHBA jep garanci: “Mirënjohje për shërbimet që Clinton ka bërë ndaj SHBA. Koha të bashkohemi”
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Trump, ka mbajtur fjalën e parë para mbështetësve duke dhënë garanci se ajo që ndodhi në fushatë nuk do të reflektohet në drejtimin e vendit. Trump u shfaq krejtësisht racional teksa ka falënderuar Hillary Clinton për shërbimet që ka kryer ndaj vendit.
Donald Trump, president i 45 i SHBA. Goditje e fortë ndaj sistemit politik amerikan
Trump ka bërë histori dhe me gjasë ka tronditur sistemin politik amerikan duke fituar i vetëm kundrejt të gjithëve. Edhe partisë së tij. Zv. Presidenti Mike Pence, një figurë e matur ka deklaruar se Trump është kampioni i zgjedhjeve dhe ai me stafin e vet besojnë Amerika do t'i rikthehet madhështisë. Trump ka aktualisht 276 vota elektorësh, ndërkohë që Clinton ka 218. Goditje vdekjeprurëse kjo për një investim politik shumë të madh.
Marshimi i Trump edhe në numër votash
Trump po i afrohet asaj që mendohej si e pamundura: Ai ka lënë pas 264 vota elektorale kundrejt 215 të Clinton, duke fituar edhe shtete si Florida. Diçka që nuk është përtypur mirë sa kohë mbështetësit i ka mbledhur John Podesta.
Tirana, jo në axhendën e Hahn. Të premten viziton Prishtinën
Qeveria pret të mërkurën opinionin e Komisionit Europian për ecurinë e reformave dhe një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit pas dritës jeshile nga Parlamenti Europian.
Dy fytyrat
Kryeministri reagoi shkurt për miratimin nga Parlamenti Europian të rekomandimt për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke e vendosur veten dhe partinë që drejton në podiumin e përparimtarëve, ndërsa opozitën në frontin bllokues të integrimit të vendit.
“Faleminderit Parlamentit Europian?Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”-shkruan kryeministri në facebook.
Vula e kryetarit, profili Facebook i ish-kryetarit dhe inkubacioni i "opozitarëve reformatorë"
Opozita shqiptare, të paktën ajo e përfaqësuar dhe mishëruar te Partia Demokratike e kualifikoi rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave sot nga Parlamenti Europian, si fitore të shumicës qeverisëse. Si arsye e parë e dukshme ishte "vota kundër" e PD-së. Pamjet e mëposhtme të një sherri mes deputëteve të saj, Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu e shtojnë dozën e rënies në pikiatë të PD-së, në planin politik, organizativ dhe atë programor. PD-ja luftoi fort në nivel mediatik për të popullarizuar një të vërtetë: Shqipërinë narkotike.
PE jep rekomandimin për hapjen e negociatave, një listë me kushte dhe pa datë konkrete
Komitetiti i Stabilizim-asocimit BE-Shqipëri i ka hapur dritën jeshile rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një listë kushtesh dhe pa një datë konkrete. Deputetët shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës siç është bërë zakon nuk ranë dakord për deklaratën përfundimtare , por opozita arriti që të heqë nga teksti caktimin e një date për hapjen e negociatave.