Slideri Kryesor
Berisha e quan revolucion protestën
Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.
Fotolajm/Protestë në Shqipëri
Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës
Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.
Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard
Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.
Sondazhi, 4 vende të NATO-s zgjedhin Rusinë
Në një periudhë jo pak të trazuar politike dhe kur pasiguritë mbi të ardhmen e NATO-s janë shtuar, prirjet e shoqërive brenda Aleancës reflektojnë gjendjen e turbullt që karakterizon aleancën më të madhe ushtarake të botës. Shumë domethënës e janë rezultatet e një sondazhi të Gallup që ka shtruar pyetjen se me kë forcë do të donin të ishin në aleancë në rast lufte.
Qeveria që fshehu mesazhet e urimit për Trump: Politika e ShBA nuk ndryshon
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur dje në një intervistë për Zëri i Amerikës, për tensionet e fundit në Ballkan dhe sulmet sipas tij ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.
Me tonin e një lektori që kupton mbi të tjerët çështjet shumë të ndërlikuara të politikës së jashtme, Bushati e ka nisur komentin për këtë çështje me një thënie të para disa dekadave, që duket se e ka bindje:
Shteti i "masave të jashtëzakonshme" nuk është e ardhmja për shqiptarët
Kur bie shi dhe kur kam ngé shkruaj në FaceBook nga një rekomandim leximi, që të tjerëve u duket esé. “Ernst Fraenkel, Shteti i dyfishtë – Një kontribut në teorinë e diktaturës”, New York 2010 (Oxford University Press): është një vepër e hershme, e botuar për së pari më 1941 jashtë Gjermanisë, pikërisht kur regjimi nazist i Rajhut të Tretë ndodhej në pikun e vet. Mirëpo ajo ribotohet dendur dhe në shumë gjuhë, sepse vlerësohet ndër referencat më të domosdoshme, si vepër që zbuloi dhe e shpalli sheshit se qysh lind e instalohet një diktaturë.
Vuçiç: Treg i lirë dhe bashkim doganor për Ballkanin Perëndimor. Jam konsultuar me Zvizdiç dhe Ramën
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka hedhur idenë e bashkimit doganor për Ballkanin Perëndimor dhe vendosjen e një tregu të lirë. Ai e ka zyrtarizuar propozimin në takimin që ka patur me homologun austriak. Christian Kern, duke theksuar se “ideja synon të sjellë territoret tona më afër”, duke lehtësuar lëvizjen e mallarave.
Greqia: Veprimet e Turqisë me pasoja për stabilitetin e rajonit
Të papranueshme e ka quajtur Ministria e Jashtme greke incidentin e fundit në brigjet e ishullit grek Farmakonisi, ku nga një anije patrullimi turke pati të shtëna në drejtim të territorit grek. Burime diplomatike greke thanë se qeveria greke reaguar me shqetësim për këtë ngjarje që sipas saj është në shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Këtu ka tradhëti burra!
Tonet patriotike të Edi Ramës jo gjithmonë nënkuptojnë disponimin e tij për të zgjidhur çështjet e ashtuquajtura kombëtare. Viktima e radhës është Shpëtim Idrizi dhe çështja çame. Kryeministri që nuk i kursen shfaqjet sipas axhendave nacionaliste që promovon në kuadër të devizës "zero probleme me fqinjët", duket se ka bërë një hap mbrapa në raport me Greqinë, me të cilën ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet qëkurse ka ardhur në pushtet.