Blloku Të Kripura

Krishti u ngjall...U ngjall edhe Artan Lame...me një thirrje për kapitalin

Postuar në 01 Maj, 2016 13:05

Ti po që ke llagapin e duhur mor burazer. Sa herë të del boja, i kthehesh zanatit e i fut një të lyer

Postuar në 30 Prill, 2016 21:36

"E dhjeve vetë kur vajte e the se po mendon të kalosh pleqërinë në Vuno. Ta morën se ke ikur për lesh e të nxorën liderin e fundit në Europë". "Unë them se jam i fundit ngaqë Saliu nuk është më. Nuk i duhemi kujt më"

Postuar në 28 Prill, 2016 21:01

Një pullë dy herë në çertifikatë? Mund të jetë praktikë kursimi hahaha

Postuar në 26 Prill, 2016 23:53

Ndodhi në Gjirokastër.

Një deputet i PS-së do ta quante këtë “kronikë me pesë yje”

Postuar në 26 Prill, 2016 19:57

PS: Dhëntë Zoti e nuk e zë në gojësh njeri më Shqipërinë jashtë, se mahana do kryeministri, del e flet e po na ngjan si burri më i zgjuar në kontinent. Jo për gjë po do duket fatkeq për popullin që ka.

O zoti gënjeshtar, the që është "kokoshi 200 milionë". Pse e ndërrove tani? "Jo mor, ai thjesht vazhdon të marrë 10% si përherë"

Postuar në 26 Prill, 2016 19:14

Posti i sekretarit për Organizimin Dixhital provon se PS-ja po hyn në moshën e internetit në ekstremin e kufijve të autoironisë. Tani të gjithë kanë shansin të jenë vetëm një “apps”

Postuar në 24 Prill, 2016 23:49

PS: Kjo nuk ka të bëjë aspak me personin që mbulon këtë detyrë, pasi socialistët funksionojnë ndryshe nga shqiptarët e tjerë të cilët siç thotë kryeministri “nuk duan të punojnë” 

Diferenca programore, tjetër gjë qytetari dixhital, tjetër sekretari dixhital..

Postuar në 23 Prill, 2016 23:15

Mbi kostot përvëluese të reformës në drejtësi, Meta: “Ngjalat nuk djegin dhe as përvëlojnë”

Postuar në 23 Prill, 2016 14:02

Zoti Meta, z. Rama ka deklaruar se do të ketë kosto përvëluese për ata që pengojnë reformën në Drejtësi? Si duhet kuptuar kjo deklaratë?

 

Duhet kuptuar për atë që është: një deklaratë e z. Rama.

 

A është e drejtë të armatosesh përkundrejt kësaj udhëheqjeje?

Postuar në 23 Prill, 2016 11:58

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura